Ballina Kryesore Gruaja i qan hallin: “Kam një vit në qiell të hapur”, Rama...

Gruaja i qan hallin: “Kam një vit në qiell të hapur”, Rama ia “mbledh” kryebashkiakut të Klosit: Kam frikë se mos…

Gjatë një bashkëbisedimi të zhvilluar nga kryeministri Rama me banorët e Rrëshenit në kuadër të Platformës së Bashkëqeverisjes me qytetarët, një grua i ka shprehur kreut të Qeverisë shqetësimin e saj.

Ajo i tha kryeministrit Rama se banesa e saj është dëmtuar si pasojë e rrëshqitjes së dherave dhe se pavarësisht kërkesave të saj të vazhduara, askush nuk i ka shkuar për ndihmë.

“Unë jam një banore e Klosit. Kam dashur që të vish në shtëpinë time, e të shohësh nga afër hallin që kam. Por unë kam ardhur sot këtu vetëm për ty. Dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin tim. Kam një vit që jetoj një qiell të hapur. Rrëshqitjet e dherave më kanë dëmtuar shtëpinë. Kam kërkuar ndihmë, kam bërë kërkesa, letra, por nuk di se ku treten. Falënderoj vetëm ato të Emergjencës Civile që kanë ardhur. E kam ngritur shqetësimin tim edhe në media, por sot kam ardhur këtu vetëm për ju zoti Rama”, u shpreh gruaja nga Klosi.

Rama: Meqë ti erdhe deri këtu, edhe unë do të vij në shtëpinë tënde.

Zonja: Po nuk vjen dot, se nuk kalohet.

Rama: Aty ku kalon ti, do kaloj dhe unë. Do vij bashkë me kryetarin e bashkisë.

Rama gjithashtu i ka dhënë një mesazh live edhe kryebashkiakut të Klosit, i cili ndërhyri menjëherë duke thënë se problemi i zonjës ka të bëjë rrëshqitjen e dherave.

“Zonja është në rregull. Nuk ka rrëshqit zonja, kam hall mos rrëshqet ti (kryetarit të bashkisë së Klosit)”, iu drejtua Rama kryebashkiakut të Klosit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook