Ballina Kryesore Habit Berisha: Ka ardhur kërkesa për ekstradimin e vëllait të Xhafës, por...

Habit Berisha: Ka ardhur kërkesa për ekstradimin e vëllait të Xhafës, por u fsheh

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi sot në ‘Studio e Hapur’ në emisionin ‘News24’ se nga Italia ka ardhur një kërkesë për ekstradimin e vëllait të Xhafajt, Agron Xhafajt, i implikuar sipas PD me trafik droge.

“Në Shqipëri ka ardhur kërkesë për ekstradimin e vëllait të Xhafës, por nuk është ekzekutuar”, tha Berisha.

Vasili: Ju po thoni që ka ardhur kërkesa dhe është fshehur?
Berisha: Pa diskutim, është njësoj si rastisi Mark Frrokut.
Çani: Cili është roli i opozitës në këtë moment?
Berisha: Shkallmimi i tyre.
Çani: Ju po kërkoni ikjen e Xhafajt nga ministria
Berisha: Fatmir Xhafaj është një levë e Ramës.
Çani: Pse gjithë kjo energji doktor për të rrëzuar një ministër?
Berisha: Po është pjesë e një familje mafioze.
Aleksandër Cipa: Të gjithë këtë pasuri tani e vunë këta?
Berisha: Ka pasur disa të dhëna për Fatmir Xhafen, ka pasur edh të huaj që flisnin, por nuk kishim gjë në dorë. Ne po luftojmë familjet mafioze të pushtetit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook