Ballina Kryesore Hapja e negociatave me BE, Kastriot Myftaraj zbulon formulën politike: BE të...

Hapja e negociatave me BE, Kastriot Myftaraj zbulon formulën politike: BE të çon në 7 çezma, por nuk të jep…

Analisti dhe gazetari Kastriot Myftaraj ka komentuar çeljen e negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në BE.

Në emisionin e tij “Ju flet Moska” në Ora News, ai deklaroi se Këshilli Europian përdor një formulë të cilën e krahason me proverbën shqiptare, “të shpie në 7 çezma dhe nuk të jep ujë”, për vendet që nuk dëshiron t’i anëtarësojë në BE, duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë.

Nga Kastriot Myftaraj
Komisioni i BE apo sic quhet ndryshe qeveria e BE ka rekomanduar hapjen e negociatave për anëtartësimin e  Shqipërisë në BE. Dmth Komisioni ia rekomandon Këshillit Europian. Këshilli Europian është organi më i lartë i BE, i kryetarëve të shteteve dhe qeverive, mbledhje që ndodh dy herë në vit, por njëra nga këto është vendimtare. Si dhe ja ka rekomanduar dhe Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE. Pra kalon rekomandimi, këta marrin vendimin dhe pastaj i thonë BE që ti japë Shqipërisë një datë për nisjen e bisedimeve. Siç shikohet është një formulë e ndërlikuar burokratike, për arsyen e thjeshtë sepse e gjithë kjo formulë është krijuar për ti mbajtur vendet të cilat BE nuk do t;i anëtarësojë, por nuk do as t’i krijohet bindja se kanë mbetur jashtë deyrve të BE.

Pra përdor një lloj politike që mund të etiketohet me atë proverbin e vjetër shqiptar, “të shpie në 7 çezma dhe nuk të jep ujë”

Ne jemi nga çezma e tretë, kemi edhe nja  çezma përpara. Na i përshkruajnë çezmën se ju nuk keni standardet për të hapur rubinetin.

E vërteta është që ne nuk i kemi dhe kjo për faj të politikanëve tanë. Problemi është se politikanët tanë këta në pushtet që mburen me marrjen e rekomandimit dhe ajo në opozitë që shtiren sikur janë të kënaqur që vendi e mori këtë për të mos u dukur si destruktuivë, të gjithë janë të vetëdijshëm se kjo procedura e negociatave që duhe ta dini që ka 35 kapituj. Pra pasi të na jepet një datë do shqyrtohen 35 kapituj të fushave të ndryshme.

Duhet të dini psh, që Maqedonia e ka marrë rekomandimin në 2009, por edhe nuk ka nisur negociatat, Serbia e ka marrë në prill 2013 dhe ka nisur negociatat në dhjetor 2014, Mali i Zi e mori rekomandimin në mars 2012 dhe negociatat kanë nisur në qershor 2012. Vazhdon shqyrtimi i kapitujve.

Këtu po luhet një komendi e keqe, në shpinë të shqiptarëve. Nuk e ka fajin BE, BE ka vetëm një faj që nuk bën një listë të zezë.

Me tërë politikanët e vendeve si Shqipëria, që janë përgjegjës për gjendjen ku janë vendet përkatëse, vecanërisht Shqipëria. Cilido njeri që i sheh me detaje të 35 kapituj që do shqyrtohen tani në negociatat e dinë shumë mirë. Nuk ka asnjë shanc të futet në BE një vend ku nuk dihet marka e naftës që shitet. Mjafton znj. Mogherini të bëjë një shtitje, qoftë edhe në Tiranë në këto pikat, stacionet e karburantit dhe të shikojë cfarë nafte shitet në këtë vend. Kjo ndodh sepse po të vihet dorë këtu preken interesat, brenda një dite mund të rregullohet kjo punë. Se shqiptarët e paguajnë naftën, po preken interesa që lidhen me vetë rezultatin e zgjedhjeve se këtu është krijuar një mafia politike, e cila nesër del mburret me 1 milion e me 700 mijë vota e thotë hajdeni hymë në zgjedhje sa herë të duam.

Nga ana tjetër gjithë pushtetin e mbështet pikërisht në këto formulat, në këto skemat. Nuk mund të hyjë në BE një vend që ka koncensione që janë barrë taksash të fshehura për 30-35 vitet e ardhshme nuk mund të hyjë sepse ia ka thënë FMN-ja këtë gjë. Edhe këto janë barrë, nuk mundet një ekonomi me standarte europiane të funksionojë. Por këto i kanë njerëz që kur të vijë dita e zgjedhjeve kontribuojnë në rezultat. Këtë nuk po e them për njërën apo tjetër palë, por për atë që është në pushtet. Ajo e ka përgjegjësinë sot.

Mburrja për negociatat nuk vlen pa këto, nuk mund të hysh në BE sa kohë të zgjatin negociatat kur ti merr jetë nëpër lumenj me mbetje spitalore. Pse? Sepse ata që kanë marrë koncensione, kanë bërë një listë për në zgjedhje, thotë do jap kaq financim. Pra gjithcka lidhet me atë rezultatin e zgjedhjeve, me pushtetin. Nuk mund të hyjë në BE një vend në të cilin janë pushtuar spitalet publike. Janë pushtuar me koncensione. Nuk mund të hyjë në BE një vend ku nuk funksionon asnjë rregull në asnjë fushë sipas standarteve minimale të BE.

BE me ato 35 kapitujt të pret. Ato burokratët deri tani mund të bëjnë deklarata, të hapin negociata. Negociatat mund të hapen, por që të mbylleshin ato 35 kapitujt nuk e mbyll dot burokrati se ka rregulla të prera. Pastaj kalojmë si te ai filmi ‘Cube’. Është një  film i famshëm ku njerëzit rrinin në një kub, dilnin nga një kub tjetër pa rrugëdalje.

Personazhet e këtij filmi ishin të mbyllur në një kub të vogël, të cilin mund ta hapje dhe me idenë që do dilnin të shpëtonin. Por nga kubi dilnin në kub dhe ishte një strukturë gjigante kubike e përbërë me kubë më të vegjël, si dhoma. 

E tillë është dhe kjo rruga e negociatave se kohë që BE nuk flet qartë që të prishet struktura e interesave, e partneritetit që mund ta quajmë politik-oligark. Ndryshe, edhe pas 30 vjetësh këtu do jemi.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook