Ballina Kryesore Harrojini planet e fundjavës, lajmet nga moti nuk do t’iu pëlqejnë aspak

Harrojini planet e fundjavës, lajmet nga moti nuk do t’iu pëlqejnë aspak

Të gjithë ne e presim me padurim fundjavën dhe nisim planet për mënyrën si do e kalojmë.

Mirëpo lajme të këqija vijnë nga moti, pasi fundjava do të jetë e shoqëruar me shi.

Sot pasdite (e premte, dt.18) priten reshje të dobëta në të gjithë vendin.

Sipas IGJEUM: Nesër (e shtunë, dt.19) pritet që në orët e paradites të ketë reshje të dobëta në të gjithë vendin.

Nesër (e shtunë, dt.19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 26 °C;

në vendet e ulëta: 14 / 25 °C;

në vendet malore: 10 / 22 °C.

Sot pasdite (e premte, dt.18) dhe nesër (e shtunë, dt.19) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook