Ballina Kryesore Harta e plotë nga Instituti i Gjeoshkencave. Si parashikohen reshjet, temperaturat

Harta e plotë nga Instituti i Gjeoshkencave. Si parashikohen reshjet, temperaturat

Duket se do të kemi përmirësim të situatës nga përmbytjet sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.

Llogaritjet e fundit tregojnë se sasia e reshjeve do të pakësohet dhe në veri të vendit do ketë reshje dëbore.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJE

Nga llogaritjet e fundit hidrologjike të IGJEUM, rezulton se, do të ulet ndjeshëm rreziku nga përmbytja e lumenjve në të gjithë territorin.
IGJEUM parashikon që prurjet e lumenjve, do të kthehen në nivele normale për stinën dhe nuk janë të rrezikshme për përmbytje.

RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt.04) reshjet do të vazhdojnë, por në zona më të kufizuara. Intensiteti i tyre do të jetë i dobët në shumicën e rasteve, por në disa raste ato do të jenë intensive shoqëruar me shtrëngata, kryesisht në qarqet e Veriut dhe të Qendrës (me kohëzgjatje të shkurtër). Reshjet do të jenë në formë dëbore në zonat malore, kryesisht në veri dhe lindje të vendit. Nesër (e martë, dt.05) nuk priten reshje. 

LEXO EDHE:  “E ardhmja apokaliptike dhe vrasja e Trump”, parashikuesja kolumbiane trondit botën

TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 4 °C / 11 °C
në vendet e ulta: 2 °C / 9 °C
në vendet malore: -6 °C / 5 °C.

ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.04) do të fryjë e lehtë. Nesër (e martë, dt.05) do të forcohet dhe në bregdet do të arrijë deri mesatare.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook