Ballina Kryesore Hidhet shorti i Europa League, mësohen kundërshtarët e skuadrave shqiptare

Hidhet shorti i Europa League, mësohen kundërshtarët e skuadrave shqiptare

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti i turit të parë të Europa League.

Nga ekipet e Superligës shqiptare në këtë kompeticion marrin pjesë Luftëtari, Laçi dhe Partizani.

Shorti ka vendosur Partizanin përballë Mariborit nga Sllovenia.

Luftëtari mund të quhet ekipi me fat në short, pasi ka “peshkuar” letonezët e Ventspils, një klub i kalueshëm. Ndeshja e parë do të luhet në fushën e letonezëve.

Ndërkohë Laçi do të përballet me qipriotët e Anorthosis. Short i vështirë për skuadrën laçiane pasi qipriotët janë ekip me eksperiencë. Edhe Laçi, si dy ekipet e mësipërme do ta luaj ndeshjen e parë në transfertë.

Ndeshjet e para do të luhen në 12 korrik dhe më pas, të treja ekipet do të mirëpresin kundërshtarët në Shqipëri në 19 korrik.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook