Ballina Kryesore Hidhet shorti i Europa League, zbulohet skuadra me të cilën do të...

Hidhet shorti i Europa League, zbulohet skuadra me të cilën do të përballet Skënderbeu

Është hedhur shorti i Europa League për fazën e “Play-Off” në Nyon të Zvicrës, ku është përcaktuar dhe kundërshtari i Skënderbeut.

Shorti i rezervoi ekipit korçar si kundërshtar skuadrën kroate të Dinamo Zagrebit, me të cilët u përball dhe vjet në “play-off” e Champions League, ku kroatët arritën ta eleminonin skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja.

Skënderbeu e nisi turin eleminator në Europa League, kundër modestëve nga San Marino, Sant Julia duke i eleminuar me rezultatin e përgjithshëm 6-0.

Në fazën e dytë korçarët eleminuan kazakët e Kairat Almaty. Takimi i parë përfundoi 1-1 në Kazakistan, ndërsa ndeshja e kthimit u fitua nga Skënderbeu në Korçë me rezultatin 2-0.

Ndërsa mbrëmë arritën të sigurojnë “play-off”, duke mposhtur çekët e Mllada Boleslav pas ekzekutimit të 11-metërshave.