Ballina Kryesore “Hipokrizi e bukur, erdhe më puthe e më dhe 0 pikë”, Rovena...

“Hipokrizi e bukur, erdhe më puthe e më dhe 0 pikë”, Rovena Stefa shpërthen ndaj Elhaida Danit

Pas përfundimit të festivalit muzikor “Kënga Magjike”, pak muaj më parë, duket se artistët ende i mbajnë inat njëri tjetrit në lidhje me pikët.

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa, gjatë një interviste, është shprehur tepër e indinjuar për faktin që Elhaida Dani i kishte thënë se kënga e saj është e bukur, por që e kishte votuar me 0 pikë.

“Ndoshta do të takohemi përsëri kur ajo të mbarojë ato show-t shumë të famshme jashtë, ndoshta do të vijë prapë në ndonjë festival këtu dhe të vijë të më puthë prapë përpara dhe të më thotë sa bukur kë kënduar dhe të më vlerësojë prapë 0”, u shpreh Rovena ndërsa më pas tregoi se kështu kishte ndodhur edhe në “Kënga Magjike”.

LEXO EDHE:  VIDEO/ Rovena Stefa sjell dhuratën për Shën Valentin, vjen si 'superwoman' në klipin e ri

“Përpara Këngës Magjike, ishim ulur po pinim kafe pas provave. ‘Ua sa bukur ke kënduar, sa bukur performanca, ishte e jashtëzakonshme’, më tha e më përqafoi. Vetëm kur pashë që më vlerësoi 0 pikë. Uau thashë, hipokrizi e bukur”, tregoi këngëtarja.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook