Ballina Bota Horror në “Times Square”/ Shihni pamjet dramatike kur makina shtyp kalimtarët si...

Horror në “Times Square”/ Shihni pamjet dramatike kur makina shtyp kalimtarët si birila në New York

SHPËRNDAJE

Të enjten e 18 Majit rrugët e “Times Square” në New York ishin të mbushura me turistë kur makina “Honda” e drejtuar nga Richard Rojas u vërsul mbi njerëzit tërësisht të pavëmendshëm për atë që do të ndodhte. Si pasojë e sulmit vdiq 18-vjeçarja nga Michigani, Alyssa Elsman ndërsa u plagosën 23 të tjerë, duke përfshirë edhe motrën 13-vjeçare të drejtuesit të mjetit që hyri në turmën e njerëzve.

Pamjet e telekamerave të sigurisë të vendosura në sheshin “Times Square” në Nju Jork, kanë filmuar gjithçka. Makina “Honda” e drejtuar nga Rojas, shfaqet fillimisht në radhë në një semafor dhe papritur kryen një kthesë 180 gradë dhe kalon në pedonalen “Broadway Avenue”.

Fatkeqësisht jo të gjithë këmbësorët pateën kohë t’i shmangen dhe janë goditur si birila nga makina që ecte me shpejtësi skëterrë. Çmenduria e Rojas-it është ndalur në një bllok betoni që shërbente për sigurinë e këmbësorëve. Në këtë pikë, ai ka dalë nga mjeti dhe duke ulëritur tentoi të sulmonte një polic, ndërkohë që kalimtarë të tjerë ndërhynë për ta neutralizuar.

“Unë desha t`i vrisja ata njerëz”, citohet të ketë thënë ai. Ish-marinsi 26-vjeçar ishte ndaluar dy herë më parë nga policia për ngarje të mjetit në gjendje të dehur. Vajza që humbi jetën ishte 18 vjeç. Ajo quhej Alyssa Elsman dhe kishte ardhur nga Miçigani bashkë me familjen për të vizituar qytetin. Motra e saj 13-vjeçare mbeti gjithashtu e plagosur në ngjarjen e rëndë.

Incidenti solli menjëherë në mendje sulmet terroriste me kamionë me në Londër, Nice dhe Berlin, por kryebashkiaku i New York-ut, Bill de Blasio këmbëngul se nuk ka asnjë të dhënë që të tregojë se bëhet fjalë për një akt terrorist.

“Dualajm.com” publikon më poshtë videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë që kanë filmuar tmerrin e kësaj ngjarjeje:

Comments

comments

SHPËRNDAJE

Aksident në Durrës, makina e policisë përplaset me një “Benz”

Raporti për konsumin: Rrinë në kafe, por nuk pinë shumë kafe, ja si renditen shqiptarët në botë

Debati për TVSH, Rama i del në krah deputetit socialist: Erion Braçe është zëri që s’i ka tradhtuar kurrë interesat e të dobëtëve, opozita…

A u mbajt i fshehtë rasti i pengmarrjes në Fier? Policia i kundërpërgjigjet Bashës: Ju bëjmë me dije se…

Lotaria Amerikane/ Ambasada e SHBA ka një njoftim të rëndësishëm për aplikuesit: Të gjitha regjistrimet para 18 tetorit, duhet të…

VIDEO/ Anxhelina Shala zhvishet live në emision dhe tregon “shenjat” e dashurisë që i ka lënë deputeti…

Dhuna ndaj të dënuarve, reagon Avokati i Popullit: Të hetohen të gjithë policët që “torturojnë” të burgosurit

Krimi në familje godet sërish, xhaxhai qëllon me thikë nipin 14-vjeçar në Patos (Emri)

FOTO/ Aksident në Tiranë, autobusi i Kombinatit përplas të moshuarën

Kamikazi hedh në erë kamionin, të paktën 231 të vdekur dhe 300 të plagosur (Video+Foto)

Artikulli paraprakFushata elektorale përkon me muajin e Ramazanit, zgjedhjet do mbahen ditën e Bajramit të Madh
Artikulli tjetërShpërthime në “Manchester Arena”, dyshohet sulm terrorist. Mediat e huaja: 23 viktima e dhjetra të plagosur (VIDEO)