Ballina Aktualitet Humb jetën oficeri i forcave të NATO-s në Fier, 29-vjeçari vetëhelmohet me...

Humb jetën oficeri i forcave të NATO-s në Fier, 29-vjeçari vetëhelmohet me fostoksinë

Një 29 vjeçar me inicialet E. Xhaja, ka humbur jetën pasi është vetëhelmuar me fostoksinë.

I riu i identifikuar, ishte pjesëtar i forcave të NATO-s me detyrë oficer në Bunavi të Vlorës dhe banonte në lagjen Kongresi i Përmetit në Fier.

Familjarët janë munduar t’i japin ndihmën e parë, duke e transportuar më pas edhe në urgjencën e spitalit të Fierit, por pa mundur të shpëtojë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook