Ballina Aktualitet Humb jetën tragjikisht studentja shqiptare në aksidentin e rëndë automobilistik, në Itali

Humb jetën tragjikisht studentja shqiptare në aksidentin e rëndë automobilistik, në Itali

Një aksident i rëndë ka ndodhur në zonën Guastallate Reggio Emilia, Itali, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Saktësisht kanë qenë dy mjete, një Fiat Multipla drejtuar nga një 53 vjeçar nga Guastalia dhe një Fiat Bravome në të cilën udhëtonte studentja me të atin 41 vjeçar nga Gostivari.

Nga përplasja e fortë automjetet kane përfunduar jashtë autostradës. Menjëherë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ekipi i mjekëve, ai zjarrfikës dhe policor. 

Të aksidentuarit janë transportuar menjëherë në qendrën spitalore por vajza 19 vjeçare nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.