Ballina Kryesore Humbi vëllain pak ditë më parë në gjyq, Dashnor Diko ka një...

Humbi vëllain pak ditë më parë në gjyq, Dashnor Diko ka një sqarim për të gjitha portalet: E vërteta e ndarjes së tij nga jeta…

Këngëtari i njohur shqiptar, Dashnor Diko ka përjetuar një moment të dhimbshëm familjar, pasi pak ditë më parë ka humbur jetën vëllai i tij.

Pasi shumë portale kanë shkruar rreth vdekjes së vëllait të tij në dyert e gjykatës pasi ka pasur një çështje gjyqësore, këngëtari ka reaguar përmes një postimi në “Facebook”.

Diko ka një sqarim për të gjithë portalet që kanë shkruar rreth vdekjes së vëllait të tij, duke u shprehur se vëllai i tij ishte shoferi i kryetares së Gjykatës së Tiranës.

Këngëtari shkruan se shkak i vdekjes së tij ishte një ndërhyrje kirurgjikale në SHBA para pak kohësh, nga e cila jeta e tij nuk mundi të kishte një vijimësi normale.

“Mos te lente zoti pa shok dhe pa miq…kjo shprehje e urte popullore ju perket te gjithe juve qe me ndejtet prane fizikisht dhe virtualisht ne momentet e humbjes nga jeta te vellait tim te shtrenjte, respekte maksimale per te gjithe ju , paçi vetem gezime ne familiet tuaja dhe zoti ju bekofte  [????]  , …Sa per sqarim per disa portale qe nuk din te verteten e humbjes te vellait tim, dhe per tjetersimin e te vertetes nga ana tyre ku sipas tyre thuhet se (vellai im ka ndruar jete ne dyert e gjykates pasi ka pasur nje ceshte gjyqesore)

Ju bej me dije se vellai im ishte punonjes ne ate gjykate si shofer i kryetares se gjykates te rrethit Tirane.

Mbas nje nderhyrje kirurgjikale kardiake ne USA para pak kohesh, nuk mundi qe jeta tij te kishte vazhdim normal, un nuk mbaj meri askend nga ju sepse dhe vete vellai me thoshte shpesh ” Mundohu ta bindesh tjetrin me paqe dhe miresine tende ” ju perqafoj te gjitheve ”, shkruan këngëtari në “Facebook”.

LEXO EDHE:  Vrasja e Arielës, sociologu shpërthen ndaj gazetarëve: Derdimenë! Nuk të lini as të vdesësh rehat!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook