Ballina Kryesore Humbja e thellë me Skocinë, tifozët “braktisin” Kombëtaren

Humbja e thellë me Skocinë, tifozët “braktisin” Kombëtaren

Pas humbjes së thellë në Ligën e Kombeve me Skocinë në shifrat e thella 0-4, sot në mbrëmje duke nisur nga ora 20:00,“kuqezinjtë” zbresin sërish në fushë në “Elbasan Arena” për të luajtur miqësoren me Kombëtaren e Gareth Bale, Uellsin.

Por duket se në prag të kësaj ndeshjeje, atmosfera në Elbasan është tepër e zbehtë.

Ajo që bie në sy është fakti se interesi uellsianëve për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës është shumë i lartë.

Në Elbasan kanë mbërritur 20 autobuzë me tifozë uellsianë, ndërsa tifozeria shqiptare nuk ka shprehur interes për të ndjekur Kombëtaren, teksa sot janë rezervuar vetëm 3000 vende deri në orën 14:00.

Kjo ndoshta e ndikuar edhe për shkak të kushteve atmosferike, ku Elbasani, por dhe pothuajse gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu.

Gjithësesi gjatë orëve në vijim mund të kemi rritje të tifozëve, por deri në këto momente atmosfera mbetet tepër e vakët.