Ballina Kronike I cilësoi shqiptarët barbarë uzurpues, ndahet nga jeta akademiku i njohur maqedonas

I cilësoi shqiptarët barbarë uzurpues, ndahet nga jeta akademiku i njohur maqedonas

Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare një nga antishqiptarët më të mëdhenj të historisë postmoderne, akademiku maqedonas, Bllazhe Ristovski.

Ristovski i cili ka qenë kryeredaktor i Akademisë maqedonase, njihet gjerësisisht për qëndrimin e tij fyes dhe antishqiptar.

Ka vdekur në moshën 87-vjeçare ish-kryeredaktori i Enciklopedisë Maqedonase, akademiku

Në enciklopedinë e vitit 2009-të, shqiptarët ishin quajtur barbarë të cilët vinin nga malet e veriut të Shqipërisë dhe uzurponin tokat maqedonase gjatë shekullit VII.

“Prejardhja e shqiptarëve të Maqedonisë është nga Veriu i Shqipërisë, fisi i gegëve dhe vendosja e tyre fillimisht ishte nëpër qytetet si Tetovë e Gostivar, të cilët me ndihmën e bandave të kaçakëve terrorizuan popullsinë maqedonase duke i detyruar të shpërngulen, për rrjedhojë vatrat maqedonase dhe fshatrat e tyre u populluan me shqiptarë”, shkruante ndër të tjerat në enciklopedinë maqedonase, ky kryeredaktor ishte Ristovski.

Për shkak të të pavërtetave ofenduese për shqiptarët e Maqedonisë, ASHAM e tërhoqi nga qarkullimi enciklopedinë e publikuar në shtator të vitit 2009. Asokohe u formuar një këshill që duhej të bëjë revidimin e enciklopedisë, por i njëjti nuk ka kryer ndonjë funksion. Dhe derisa flitej e përflitej për të njëjtën, gjysma e kopjeve të botimit u shpërnda me “gabimet” ekzistuese.