Ballina Aktualitet Ia therën me thikë për një karikues, nëna e 22-vjeçarit: Sot, Marvin...

Ia therën me thikë për një karikues, nëna e 22-vjeçarit: Sot, Marvin tim ma vranë sërish!

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë tre të rinjtë të cilët ishin të përfshirë në vrasjen e 22-vjeçarit, Marvin Mihali, i cili u ther me thikë për një karikues.

Dejvi Bitraj, Kridens Alla dhe Marsel Alla, të cilët akuzoheshin për moskallëzim krimi janë liruar nga qelia ndërkohë që në burg është lënë vetëm Eugen Bitraj, i cili ka qëlluar me thikë për vdekje të riun.

Pas këtij vendimi ka shpërthyer në një status rrëqethës nëna e Marvinit, e cila thotë se ia vranë të birin për së dyti herë.

Postimi i plotë i Mira Mihalit në Facebook:
“Sot është një ditë e zezë për mua! Marvin tim ma vranë përsëri!. Tre nga kriminelët që bashkëpunuan në vrasje dhe dhunuan trupin e tij, në momentet e fundit ndërsa djali jepte shpirt, prokurori monstër, vampire, demoni, sharlatani, maskarai Artan Lulaj i etur për para, i kishte liruar nga burgu pa e ditur askush!O zot çfarë tmerri!Të shikosh vrasësit e birit të vetëm pa akuzë, të lirë në sallën e gjyqit dhe tek i shihja më dilte parasysh video e ngjarjes, shkelmat e tyre mbi trupin e djalit tim! Sa më e madhe se kaq duhet të jetë dhimbja?Dhe çfarë torturash të tjera duhet të kaloj!Më thoni o njerëz, çfarë duhet të bëj në këtë vend?Si do ta vendos drejtësinë?Ju lutem më ndihmoni.”

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur në fund të korrikut të vitit të shkuar, kur sherri ka nisur për një karikues telefoni mes viktimës  dhe 19-vjeçarit Dejvi Bitraj.

Për t’i ardhur në ndihmë, ky i fundit ka thërritur kushëririn e tij Eugen Bitraj (autori i vrasjes).

24-vjeçari nuk ka shkuar vetëm, por shoqërohej nga 19 – vjeçari Kridens Alla dhe 23 – vjeçari Marsel Alla.

LEXO EDHE:  Ironizoi Edi Ramën në Facebook, mjeku Petrit Vargu merr vërejtje

Gjatë konfliktit, Eugen Bitraj ka nxjerrë thikën që kishte me vete dhe ka goditur për vdekje të riun Marvi Mihali.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook