Ballina Kronike IDENTITETI I PLOTË/ Ky është autori i dyshuar për vrasjen e komisarit...

IDENTITETI I PLOTË/ Ky është autori i dyshuar për vrasjen e komisarit Artan Cuku. Zbulohen fotot me armë (Detajet)

Ky që shihni në foto është Mikel Shallari, autori i dyshuar për ekzekutimin e komisarit Artan Çuku. “DuaLajm.com” ka mësuar sot se 24 vjeçari është me origjinë nga Kuçova dhe u ndalua sot në kryeqytet në afërsi të zonës së njohur si “Pallatit me shigjeta”, teksa udhëtonte në makinë me një mikeshën e tij nga Lushnja dhe një person që nuk rezulton të jetë i përfshirë në ngjarje.

Referuar fotove të siguruara nga “DuaLajm.com” shihet qartë se Shallari ka patur një pasion të hershëm për armët e zjarrit dhe dyshohet se ai të jetë përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.

“DuaLajm.com” mëson gjithashtu se 24-vjeçari nga Kuçova ka qenë i arrestuar për trafik lëndësh narkotike dhe për të përplasje të tjera me Policinë e Shtetit.

Mikel Shallari, 24-vjeçari i shoqëruar në polici mëngjesin e sotëm si autori i dyshuar për vrasjen e komisarit Artan Cuku më 8 prill 2017.

Burime për “DuaLajm.com” saktësojnë se policia ra gjurmët e tij pas ndjekjes prej kohësh të së dashurës së tij dhe se në hetime, mësohet se u përfshinë Shërbimet Sekrete si edhe INTERPOL-i.