Ballina Bota “Ikni, nuk është vendi juaj”, rrihen brutalisht prostitutat rumune. Arrestohen 4 shqiptarë,...

“Ikni, nuk është vendi juaj”, rrihen brutalisht prostitutat rumune. Arrestohen 4 shqiptarë, në krye gruaja ‘tigër’

Policia e Torinos ka arrestuar mëngjesin e sotëm katër shqiptarë, pasi akuzohen për plagosje dhe shfrytëzim prostitucioni.

Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur në nëntor të vitit 2016, pasi një grup prostitutash rumune janë dhunuar në mënyrë brutale me pretendimin se i kishin ‘zënë’ vendet në rrugë, që i përkisnin një grupi tjetër prostitutash.

“Ikni, nuk është vendi juaj”, i kishte thënë rumuneve një grua shqiptare tashmë nën hetim, e njohur si “gruaja tigër”.

Pas refuzimit të rumuneve për të liruar ‘vendin’, “gruaja tigër” ka thirrur disa shqiptarë që të ushtronin dhunë ndaj vajzave rumune.

Karabinierët pas deklaratës të dhënë nga prostitutat rumune arritën të zbulonin se pas këtij sulmi fshihej një bandë shqiptare.

“Pasi rrahën rumunet, teksa largoheshin, shqiptarët kanë qëlluar me armë zjarri”, raportojnë mediat italiane.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook