Ballina Kryesore INTERVISTA/ Rrëfehet stërmbesa e Skënderbeut: Ja historia e prejardhjes sime shqiptare

INTERVISTA/ Rrëfehet stërmbesa e Skënderbeut: Ja historia e prejardhjes sime shqiptare

Nga Pamela Aliaj
Shumë është folur lart e poshtë për pasardhësit si dhe trashëgimtarët e heronjve të historisë sonë. Por po të kthehemi shekuj më parë, në epokën otomane, do të kujtohemi me siguri për heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu.

Historia që ai la pas dhe luftërat që bëri për të mbajtur të bashkuar ndaj pushtuesve atë që sot ne mund ta quajmë vendin tonë, janë të shumta. Mund të themi pa frikë se legjenda e tij ka marrë dhenë, por pas vdekjes së tij çfarë ndodhi?

Ku ‘u zhduk’ familja e tij? Ku ndodhen sot ose më saktë: A ka pasardhës apo trashëgimtarë të linjës së gjakut të Skënderbeut? Shumë studime janë bërë dhe në ‘heshtje’ ata që mund të quhen pasardhësit të gjakut të tij, janë shpërndarë në cepat e botës(ose nuk jetojnë më). Ndërkohë që para pak kohësh, ajo që më bëri përshtypje ishte një vajzë e re, Sophie, e cila kishte një mbiemër tepër interesant, dhe më tepër, thoshte se ishte stërmbesa e Gjergj Kastriot Skënderbeut, heroit tonë kombëtar.

Në një intervistë”, Sophie na ka rrëfyer të vërtetën e prejardhjes së saj dhe familjes. Gjithashtu, ajo ka folur edhe për studimet e bëra nga ekspertë dhe ambasada për të vërtetuar prejardhjen e linjës së saj të gjakut. Të jetë një Skënderbej?

Për më tepër ndiqni historinë në intervistën e mëposhtme.

Sophie Castriota, sa emër i bukur! Çfarë kuptimi ka dhe cili është personi që jua dha këtë emër?
Emri im nënkupton dituri në greqisht. Ka qenë mamaja ime që ma dha këtë emër, sepse mendoi se ishte një emër femëror dhe tingëllon shumë bukur në çdo gjuhë të botës.

LEXO EDHE:  Anila Basha çudit rrjetin: Ma ktheu gjoksin para e mbrapa, e shtrydhi e çfarë nuk i bëri...

Ku jetoni? A keni qenë ndonjëherë në Shqipëri?
Unë kam lindur dhe jam rritur në Australi, dhe po, kam qenë në Shqipëri disa herë.

A keni ndonjë të afërm këtu në Shqipëri?
Kam shumë shokë aty dhe jam e sigurt që kam edhe të familjarë të largët që jetojnë aty të cilët nuk i njoh.

Ju thoni se jeni stër-stërmbesa e gjeneratës së 15-të të heroit tonë, Gjergj Kastrioti nga Kruja. Si jeni kaq e sigurt lidhur me këtë gjë? A keni ndonjë dokument që mund ta vërtetojë atë që ju thoni?
Po, unë jam pa diskutim një pasardhëse e linjës së gjakut (14 gjenerata) të Gjergj Kastrioti Skënderbeu, por jo trashëgimtarja e tij, siç kanë thënë disa. Linja e gjakut është e nënës dhe vjen nga gjenerata e 6 e stër stër-gjyshes sime, Princeshës Giuseppa Castriota Scanderbeg, e cila u martua me Marquis Vincenzo Bernardini. Ne jemi pasardhës të linjës së Pardos, siç është edhe familja e Kastriot Skënderbeut në Leçe të Italisë; nga i njëjti vend që ka prejardhjen dhe familja e nënës sime. Historia e një princeshe në familje ishte një legjendë e vjetër familjare deri sa stër-daja im nisi kërkimet dhe krijoi pemën familjare. Pema është rikërkuar, ashtu siç duhet vite më parë dhe kjo ndodhi kur ne kuptuam se kush ishte princesha-një nga stër-stër mbesat e linjës së gjakut të Skënderbegëve. Pema e familjes sonë është kontrolluar edhe nga ambasadat dhe tjerë dhe kanë arritur në përfundimin se unë jam një nga pasardhëset e linjës së gjakut të atij njeriu të madh. 

A keni ndonjë të afërm në Shqipëri që është nga familja Kastrioti?
Jo me aq sa kam unë dijeni, por testi i ADN-së ka treguar se unë kam gjak si shqiptari dhe arbëreshi. Kjo nënkupton që duhet të kem njerëz me të cilët kam lidhje familjare në Shqipëri, jam e sigurt.

LEXO EDHE:  I përgjuar nga Eulex? Reagon Dako, ja si është e vërteta

Çfarë hobi keni ju Sophie? Çfarë të pëlqen të bësh më tepër në jetë?
Muzika është hobi dhe pasioni ashtu si dhe profesioni im. Unë, gjithashtu, pëlqej fotografinë dhe dua kafshët, artin dhe natyrën. Unë jam një person shumë i thellë spiritual.

Mendoj se ju e njihni shumë mirë historinë e Gjergj Kastrioti. Për sa dekada familja juaj ka qenë aty? Përse nuk u kthyet sërish në Krujë?
Po unë e njoh historinë e atij burri të madh me një edukim të lartë dhe shumë trim. Ai është heroi im. Jam shumë krenare për të dhe për gjakun që unë mbaj që vjen nga ai. Paraardhësit e mi shqiptarë lanë Shqipërinë kur perandoria Osmane i pushtoi pas vdekjes së Skënderbeut. Ata u vendosën në jug të Italisë, në Leçe/ Apuglia. Gjyshja ime italiane u largua nga Italia para shumë vitesh, jetoi në Francë dhe më vonë në Angli. Ajo së bashku me prindërit e mi lanë Mbretërinë e Bashkuar në fillim të ’90 për të jetuar më vonë në Australi ku dhe unë linda.

A keni ndonjë armaturë të vjetër apo diçka tjetër që keni trashëguar nga Gjergj Kastrioti?
Jo, do të doja të kisha. Do të ishte një mrekulli nëse do të kishte mbijetuar ndonjë gjë pas gjithë këtyre shekujve. Gjithçka që ka mbetur, ruhet në muzeume, siç është helmeta dhe shpata e tij.

Më flisni më tepër për veten Sophie. A do të dëshironit të ishit një modele? A keni marrë ndonjë propozim interesant?
Nuk e kam menduar veten asnjëherë si modele, por do të dëshiroja të isha një aktore. Unë kam qenë në televizion, nëpër reklama kur kam qenë fëmijë. Ndërkohë që tani jam gati të nxjerr këngën time të parë dhe videon. Unë jo vetëm jam pjesë e saj, por jam krenare të them se kam qenë e përfshirë edhe në drejtimin dhe editimin e saj, gjithashtu.

LEXO EDHE:  Edi Rama "pro" shkarkimit të kreut të KQZ-së, Klement Zguri

A keni ndonjë person të veçantë në jetën tuaj? A do të dëshironit të martoheshit me një djalë shqiptar?
Të jem e sinqertë, unë nuk kam kohë për romancë në jetën time duke qenë se jam shumë e zënë. Nëse unë gjej personin e duhur dhe ai është shqiptar, pse jo. Nuk jam duke kërkuar për momentin duke qenë se jam e zënë me gjëra të tjera në jetën time.

A ka ruajtur familja juaj tradita të vjetra të paraardhësve tuaj? Mund të më përmendi ndonjë që edhe jua kanë mësuar juve?
Stër-gjyshi im i ka folur për traditat arbëreshe gjyshes sime kur ka qenë e vogël por për fat të keq ato janë harruar tani. Mund të them se familja ime dhe unë kemi qenë gjithnjë të tërhequr nga muzika shqiptare. Gjithnjë më ka tërhequr që ta luaj atë muzikë, kështu që, kur zbulova rrënjët e mia shqiptare, gjithçka kishte kuptim. Unë i dua traditat e mia shqiptare.