Ballina Kryesore Ish-kryeministri: Dëshmia e Albert Veliut me fuqi nukleare, ç’ndodhi me Ramën në...

Ish-kryeministri: Dëshmia e Albert Veliut me fuqi nukleare, ç’ndodhi me Ramën në Samitin e Sofjes

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar dëshminë e Albert Veliut, i njohur ndryshe si “Dëshmitari X”, si dëshmi tronditëse me fuqi nukleare.

Përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, Berisha shkruan se pas kësaj dëshmia kryeministri Rama është larguar parakohe nga Samiti i Sofjes, ndërsa ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka mbyllur telefonin.

Postimi i plotë i Berishës
Dëshmi me fuqi tronditëse nukleare e dëshmitarit Albert Veliu!
Rama ikën parakohe faqenxirë nga samiti i Sofjes, Xhafa mbyll telefonin dhe zhduket si mi!
Të dashur miq, dëshmia me fuqi nukleare e dëshmitarit Albert Veliu ishte një goditje vdekjeprurëse për vete kryekumbar Ramën dhe kumbar Xhafën. Ata, pasi heshtën 7 ditë me radhë dhe në vend që ta arrestonin, nisën dje në mëngjes forcërisht për në Itali Geron/Agron Xhafën, deklaruan se incizimi i bisedës së këtij të fundit për trafiqe me dëshmitarin ishte e montuar.

Ky mashtrim i turpshëm si dhe pengmarrja e dëshmitarit që nxori në shesh fytyrën e vërtet mafioze të klaneve Rama – Xhafa, janë një kushtrim për çdo shqiptar për të shporrur e përmbysur me një furtunë të përgjithshme popullore pushtetin e kryefamiljes mafioze të Shqipërisë dhe Europës, familjes Rama dhe familjeve mafioze Xhafa, Tahiri etj! sb

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook