Ballina Kryesore Ish-ministri i Brendshëm shijon verën me zhytje, publikon videon me të birin

Ish-ministri i Brendshëm shijon verën me zhytje, publikon videon me të birin

Pasi arriti të fitonte betejat me gjykatat, ku iu kthye edhe liria, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri tashmë shfaqet i qetë duke shijuar verën.

Ish-deputeti i PS-së, ka publikuar rrjetet sociale një video ku shihet bashkë me të birin, ndërsa i mëson atij zhytjen në ujë.

“DT ia doli  Zhytje e pastaj prap lart #1st #dive”, shkruan Tahiri, ndërsa nuk e fsheh kënaqësinë e arritjes së të birit.

Kujtojmë se kohët e fundit Tahiri ka qenë aktiv në rrjetet sociale, ndërsa njëherë është shfaqur teksa bën zhytje në liqen, apo shëtitje me kalë buzë detit dhe një ditë tjetër merret me rritjen e bletëve.

DT ia doli 😁 Zhytje e pastaj prap lart 💪 #1st #dive

Gepostet von Saimir Tahiri am Samstag, 18. August 2018