Ballina Kryesore Ish-ministri nxjerr “të palarat” Ramës: 1 milion euro nga taksat për takimin...

Ish-ministri nxjerr “të palarat” Ramës: 1 milion euro nga taksat për takimin me Macron

Përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se kryeministri Edi Rama ka paguar 1 milion euro për të realizuar takimin me presidenti e Francës, Emanuel Macron.

’ Manjani thekson se kjo shumë është paguar nga taksat e shqiptarëve.

Sipas ish-ministrit që vjen nga radhët e LSI, se në kompaninë “Rothschild & Cie” që do të konsultojë qeverinë shqiptare se si të ulë borxhin ka punuar dikur Macron.

Postimi i plotë i Manjanit
1 milionë Euro nga taksat për një takim me Macron!

Kompania “Rothschild & Cie” do na konsultojë qeverinë se si të ulë borxhin!!! Se çfarë shkence është kjo që kërkon konsulencë, Rilindja e di!

LEXO EDHE:  FOTO/ Zbulohet simboli i dytë i protestës, një kurorë për Edi Ramën, mbretin e kanabisit dhe vartësit e tij

Ndërkohë borxhi u shtua me 1 milionë…

Nga një kërkim në google, te kjo kompani paska punuar Macron-i…

Pas tenderit, bëhet takimi… Hajde se po e pranojmë një takim për aq para, por a zgjidhi gjë? Se mesa duket ju mbeti rekomandimi jo për BE, por për spital…

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook