Ballina Kryesore Ish-ministri shpërthen kundër Ambasadës Amerikane: Mjaft i mësuat të rinjve martesat gay...

Ish-ministri shpërthen kundër Ambasadës Amerikane: Mjaft i mësuat të rinjve martesat gay e pisllëqet! Të refuzohet…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas aktivitetit të organizuar nga Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros me të rinj shqiptarë, ku në qendër ishin martesat gay dhe legalizimi i drogës.

Manjani e cilëson aktivitetin e organizuar ditën e djeshme si aspak edukues, duke këshilluar që të rinjtë kanë nevojë të mbushin mendjen, e jo të mësojnë pisllëqe të tilla, siç quan ai.

Reagimi i plotë
Martesat Gay;Eutanasia; legalizimi i drogave e pisllëqe të tjera si këto, po ju mësohen të rinjve!!!

Ambasada Amerikane dhe Fondacioni Soros janë organizatorët e këtyre debateve tek të rinjtë.

Ky lajm u pëçua dje.

Megjithë respektin që kam për organizatorët, nuk më duket aspak edukuese kjo gjë!

Të rinjtë kanë nevojë të edukohen duke vajtë në shkollë për të mësuar normalen, ose atë që është e rregullta dhe e ligjshmja!

Pra kanë më shumë nevojë të mbushin mendjen me dije e jo b…..!

Po të më dëgjonin mua, ata të rinj që ftohen të marrin pjesë në mesimin e pisllëqeve, duhet të refuzojnë pjesmarrjen!

Ta refuzojnë, duke i falenderuar organizatorët për këtë “kontribut” të pa kërkuar!

Më mirë të rrinë në kafene!

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook