Ballina Kryesore “Isha tapë, u zgjova e zhveshur”, Zaimina Vasjari tregon ngjarjen e rrallë:...

“Isha tapë, u zgjova e zhveshur”, Zaimina Vasjari tregon ngjarjen e rrallë: Më kishte fotografuar dhe…

Këngëtarja shqiptare ka rrëfyer se çfarë i ka ndodhur herën e fundit që ishtë bërë tapë. Zaimina vasjari tregon se e ka parë veten të zhveshur kur ishte zgjuar.

Zaimina Vasjari është një nga këngëtaret më të përfolura në showbizin shqiptar. Këngëtarja është shkëputur pak nga bota e muzikës dhe po shijon jetën e saj me vogëlushen Chloe dhe partnerin e saj Klodin.

Kohët e fundit është vënë në qendër të mediave pikërisht për këtë gjë, për jetën e saj përsonale.

Mirëpo e ftuar në “Pop Culture”, Zaimina ka treguar herën e fundit që ishte bërë tapë. Këngëtarja rrëfen se është zgjuar e zhveshur në shtrat dhe se nuk mbante mend asgjë.

“Herën e fundit që jam bërë tapë mbaj mend të nesërmen, kur e pashë te telefoni i Klodit. Kishim shkuar diku për pushime. Pimë aq shumë atë natë dhe Klodi më tha ngjitu lart në dhomë dhe unë të bëj pagesën e darkës.

Isha ulur dhe në momentin që u ngrita e kuptova. Nuk mbaj mend si u ngjita. Të nesërmen shikoja veten në krevat, të shtrirë të larë të zhveshur por nuk mbaj mend asgjë,”- tha këngëtarja.

Ajo tregoi më tej se kishte qenë partneri ai që e kishte larë dhe e kishte vendosur në krevat dhe këtë gjë e kishte parë në telefonin e tij. Klodi kishte fotografuar gjithçka për t’ja treguar të nesërmen.