Ballina Bota Italianët dhe gjermanët bashkojnë forcat, shkatërrojnë grupin e njohur kriminal “Ndragheta”, 200...

Italianët dhe gjermanët bashkojnë forcat, shkatërrojnë grupin e njohur kriminal “Ndragheta”, 200 persona në pranga

Një megaoperacion policor është zhvilluar sot në Itali dhe Gjermani, duke bërë të mundur prangosjen e 200 anëtarëve të një prej grupeve më mafioze të Italisë.

Në një deklaratë të policisë para-ushtarake të karabinierëve thuhet se operacioni kishte çmontuar një klan të madh të grupit të krimit të organizuar të ashtuquajtur Ndrangheta, me bazë në rajonin jugor të Kalabrisë.

Mësohet se operacioni është kryer falë bashkëpunimit të policisë italiane me atë gjermane.

Klanet e familjeve Farao dhe Marincola kishin infiltruar bizneset në të dy vendet, veçanërisht ato të përfshira në verë, ushqim, mbledhje plehrash dhe shërbime funerale.

Një numër i zyrtarëve publikë dyshohen për korrupsion, pa e specifikuar nëse ata ishin në Itali ose në të dy vendet, thuhet në deklaratë. Në total janë konfiskuar rreth 50 milionë euro (59.79 milionë dollarë) asete.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook




“Gjyqi shndërrohet në ring”, dy shqiptarët ‘rebelohen’ ndaj trupit gjykues

Gruas shkodrane i ikën “tepeleku i kokës”, i prish ballkonin komshiut për të futur…

FOTO/ Humb kontrollin e automjetit, plagoset rëndë 20-vjeçarja shqiptare, nënë e tre fëmijëve

Kryemadhi vijon me sulmet: Rama po u bën shqiptarëve, atë që nuk ua bënë otomanët për 500 vite

Sinoptikanët japin alarmin: Në fundjavë rikthehet rreziku i përmbytjeve, ja zonat që mund të preken

FOTO/ Kishin fshehur drogën në qeset e plehrave, si u shkatërrua banda shqiptare në Itali (Emrat)

Paralajmërimi i fortë i Ngjelës: Politikanët e korruptuar janë të tmerruar, shumë shpejt do vulosin fundin e tyre

Publikohen fotot e projektit, ja si do të duket Aeroporti i Vlorës

Berisha shpërthen ndaj Ramës: Skënderbuçi i Spiropalit nuk vendosi një tufë lule tek përmendorja e Skënderbeut

Rrëzohet nga dritarja e shkollës, adoleshentja dërgohet me urgjencë në spital

Artikulli paraprakCilat femra tradhtojnë më shumë: bjondet, ezmeret, zeshkanet…
Artikulli tjetërTiranë, të ardhura 600 milionë euro. Ky sektor ka shënuar rekord