Ballina Kryesore Iu përmend emri tek lista e fondeve sekrete greke, “shpërthen” Shpëtim Idrizi:...

Iu përmend emri tek lista e fondeve sekrete greke, “shpërthen” Shpëtim Idrizi: A jeni në terezi o shqiptarë…

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi përmes një postimi në ‘Facebook’ ka reaguar ashpër në lidhje me një listë që ka qarkulluar në disa media shqiptare, me emra gazetarësh, politikanësh dhe njerëz të shoëbizit që gjoja kishin marrë para nga fondet sekrete greke.

Idrizi thotë se ka ndjekur gjithë pez zhvillimet e këtyre ditëve dhe akuzave të pabaza ndaj tij, ndërsa ka publikuar dhe fotot e personit që ka shpërndarë këtë listë “fake” pasi një lajm i tillë nuk ekziston.

“Dje kam parë e dëgjuar gjithë ditën me pezm, dhimbje, neveri e përcmim, se si lukunia e ujqëve, çakenjve, hienave, brejtësve, vraponin si të marrë pas një lajmi të fabrikuar nga Asfalia Greke dhe pjella e saj, I vetquajturi president, kryeministër I Republikës së Çamërisë, mashtruesi, sharlatani, burgaxhiu i dënuar me vendim gjykate si hajdut, Festim Lato, ku unë Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU-së gjendesha në një listë, që asnjë su ul ta shihte nga vinte, së bashku me Noizin e Olta Gixharin dhe emrat më domethënës të medias, po dhe me shumë analistë, se kishim marrë para nga Greqia…”, shkruan ai ndër të tjera.

Reagimi i plotë

A jeni në terezi të kokës o Shqiptarë, që u sulët si të marrë se gjetët “tradhëtarin”?
Çamëria është sa e imja aq edhe e çdo Shqiptari.

Të nderuar shqiptarë, miq e patriotë, por dhe ju, të shitur e shpifës, që mezi pritët me dorën e gojën e prishur, të peshkonit emrin tim në listën e bëre nga gjakprishur nga fuzioni I gjakut të Asfalisë Greke.
Dje kam parë e dëgjuar gjithë ditën me pezm, dhimbje, neveri e përcmim, se si lukunia e ujqëve, çakenjve, hienave, brejtësve, vraponin si të marrë pas një lajmi të fabrikuar nga Asfalia Greke dhe pjella e saj, I vetquajturi president, kryeministër I Republikës së Çamërisë, mashtruesi, sharlatani, burgaxhiu i dënuar me vendim gjykate si hajdut, Festim Lato, ku unë Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU-së gjendesha në një listë, që asnjë su ul ta shihte nga vinte, së bashku me Noizin e Olta Gixharin dhe emrat më domethënës të medias, po dhe me shumë analistë, se kishim marrë para nga Greqia…
Për çfarë? Që të luftonim Greqinë?!
Për çfarë???

LEXO EDHE:  Deputeti i PD ironizon letrën e Donald Lu drejtuar Kodhelit: U emocionova shumë, por kam një pyetje...

Po ju drejtohem të gjithë atyre që kishin kënaqësinë e hidhur ta “besonin”. Po si nuk e hapët një herë të shihnit cili është portali që fabrikoi lajmin??? ( Foto 1,2,3)

https://taulantribe.blogspot.com/…/ja-kush-ka-perfituar-par…

Po të shpenzonit një sekondë të kohës tuaj, e shumë më pak se sa duhej për tu ngazëllyer për “tradhtarin”, që ja u servirën me kokën në tepsi do shihnit, se lajmi është i mashtruesit dhe agjentit të Asfalisë Greke, Festim Lato dhe këtë e dinë mirë dhe SHISH–i dhe autoritet e tjera shqiptare, I cili për bëmat e tij të mashtrimit nuk hyn dot prej vitesh në Shqipëri. (Foto 4,5.6,7,8,9)

Për të gjithë JU që u mërzitet, u zhgënjyet dhe u “ngazëllyet” nga ky lajm, si nuk e hapët linkun e gazetes greke “Eleftheri Ora” dhe të merrnit mundimin të shihnit se ky lajm është I rremë dhe nuk egziston fare në gazetën greke. Foto (10,11)
https://www.elora.gr/portal/

Po më flagrantja dhe më e rënda është fakti që gazetat “Tema” e “Dita” dhe portalet “Jeta osh Qef”, “Pamfleti”, në kundërshtim të plotë me çdo etikë e profesionalizëm para se ta botonin gjithë qejf këtë lajm, nuk bënë minimumin e vërtetimit të burimit të tij, të shihnin nga vinte dhe çfarë është blogu “taulantribe.blogspot.com”, apo minimumin e profesionalizmit të një gazetarie normale, të gjenin burimin, të hapnin e të përkthenin artikullin (që nuk ekziston në gazetën greke), ku ne zbuloheshim si agjentë, e se aty ishin goxha emra…përvec Noizit e Olta Gixharit, që s’di pse ishin në këtë listë (e që të më falin që po u përmend emrin), ndoshta për ta bërë më të besueshme këtë listë me “Agjentë të Greqisë!!!
Asnjë gazetë, portal apo gazetar nuk e bëri këtë minimum të profesionalizmit në gazetari.
Pse nuk e bënë është pyetja që vjen natyrshëm?
Me këtë po merren përfaqësuesit e mi ligjor, sepse ndërkohë që dje shihja maskaradën e turpshme, e “shqyhesha” nga të marrët e “patriotët”, krejt i qetë angazhova përfaqësuesit ligjor për të përgatitur përgënjeshtrimin e lajmit nga ata, e më pas kallzimin për në Prokurorinë e Tiranës, për marrokët e shipfjes, në rastin më të mirë.

LEXO EDHE:  Programi i qeverisë së re, reagon Vasili: Rama gënjeu sërish të gjithë shqiptarët, ja çfarë premtoi e çfarë bëri

Por ta harojnë ata që mendojnë se mund të më zhvendosin nga qëllimi im kryesor, hapja e hetimeve nga Prokuroria për fondet sekrete të dhëna nga Greqia, për të deformuar dhe manipuluar në interes të shtetit grek, antar i BE-së dhe I Natos, opinionin publik shqiptar, në favor të Greqisë.

PDIU do të bëj kërkesë e kallzim në Prokurorinë e Tiranës, për të vënë në lëvizje organin e akuzës që të hetojë, të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata të shitur në media, gazetari, portale, biznese, OJF, që kanë vite që paguhen nga Athina zyrtare dhe Asfalia Greke, siç e ka pohuar dhe vetë Kotziasi dhe Tsiprasi, por edhe Prokuroria e Athinës, që ka hapur hetimet për nxjerrje të sekretit shtetëror.

S’do të rresht së kërkuari Presidentit të Republikës të mbledhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, për të vënë në lëvizje organet ligj zbatuese, Shërbimin Informativ Shtetëror, Shërbimin Iformativ të Ushtrisë, Policinë e Shtetit, Prokurorinë, etj, për të hetuar personat që janë financuar vetëm në muajin Tetor me 1 Milon Euro, e imagjinoni me vite e vite me radhë sa miliona euro janë shpenzuar, por edhe arsyet, qëllimet dhe dëmi që i është shkaktuar Sigurisë Kombëtare dhe interesave sovrane të Shqipërisë.

A doni një shembull “par excellence” të manipulimit të kollajshëm të një pjese të opinionit publik Shqiptar?
Pikërisht rasti i djeshëm, ku portali anonim i një agjenti të Asfalisë Greke fabrikon një listë me emra. Ai përmend që e ka marrë lajmin nga një media greke “https://www.elora.gr/portal/”, ku në fakt një lajm I tillë po të kërkosh, nuk egziston. Dhe asnjë se verifikon dhe sulen të gjithë në babëzië e marrëzisë, se na doli që ka marrë para dhe kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.
Ej a jeni në vete, a mendoni pak?
Unë kam marrë para që të luftoj bashkë me PDIU-në e Shoqatën “Çamëria” çdo ditë për të DREJTAT E SHQIPTARËVE TË ÇAMËRISË?!
Sipas jush jemi financuar nga Greqia, për çfarë???
-Për të folur çdo ditë për Çamërinë e për të trimëruar politikën shqiptare, që merr vrapin ose bie në gjunjë sapo dëgjon fjalën Greqi?
-Për të nxjerrëm e zbatuar Rezolutën e Parlamentit të Shqipërisë për Çamërinë?
-Për të bërë Varrezat Monumentale të Kllogjerit ku prehen 2900 pleq, gra e fëmjë?
-Për ta çuar Çështjen Çame në Bruksel e të kërkonte edhe komisineri Hahn përfshirjen e saj në bisedime me Greqinë?
-Për të bërë Amendamentet në ligjin e Censusit në vitin 2010, që i hoqën mundësinë Greqisë të nxirrte nja 300 mijë shqiptarë e ti bënte grekë në origjinë, siç bëri mijëra homogjenë e u ndërroi dhe emrat?
-Për të ndërhyrë në Reformën Teritoriale dhe për të lënë Bashkinë e Çamërisë (Konispol), Bashki e përjetshme shqiptare dhe barrierë ndaj shovinistëve të Vorio Epirit?
-Për të mbushur Bulevardin e Tiranës e Prishtinës me flamuj kombëtar e logon e Çamërisë?
-Për të bërë me qindra e mijëra aktivitete, për të ruajtur e mbajtur gjallë dashurinë për Çamërinë, e nevojën për drejtësi?
-Për të organizuar me qindra promovime librash, muzeumesh, kumtesa, aktivitete kulturore për Çështjen e Genocidit te Shqiptarëve të Çamërisë?
-Për ta mbajtur në këmbë Parlamentin Shqiptar për Çështjen Çame, ku për 8-vjet askush nuk pipëtiu kundër nesh sa ishim në atë sallë, e sot me 76 mijë vota shqiptarësh na sulmuan, na vodhën mandatet, e nuk jemi më në parlament?
-Për të gjitha këto më paguan grekët?

LEXO EDHE:  Vettingu në polici/ Ministria e Brendshme bën njoftimin e rëndësishëm: 7 maji data e fundit për dorëzimin e formularit të vetëdeklarimit

Për të gjithë ata që e çuan në cep të mendjes kam vetëm një pyetje: A jeni në terezi të kokës o Shqiptarë, që u sulët si të marrë se gjetët “tradhëtarin”?
Çamëria është sa e imja aq edhe e çdo Shqiptari.
Çamëria pati fatin e keq që u sakrifikua se ishte në skajin më jugor të Shqipërisë, që të kemi këtë Shqipëri Politike të mbetur e gjymtuar sot…
Ju garantoj vetëm për një gjë, që nuk do të rresht së punuari për Çamërinë, tani akoma dhe më me shumë forcë e inat!
Ne nuk Harrojme!!!