Ballina Kryesore Ja disa nga gabimet që çdo prind ben me fëmijët e tyre...

Ja disa nga gabimet që çdo prind ben me fëmijët e tyre në situata të ndryshme

Rritja e një fëmije nuk vjen me manual përdorimi dhe ka disa mënyra sesi të rrisni fëmijët tuaj dhe të jeni shembull për fëmijët tuaj. Prindërit nuk janë perfekt dhe janë disa gjëra që ata do dëshironin ti kishin bërë ndryshe. Ja disa nga gabimet që çdo prind bën.

  1. Prindërit i mbingarkojnë fëmijët e tyre.

Sipas një studimi të publikuar në “Pediatriks”, fëmijët sot kanë më pak kohë sesa fëmijët e gjeneratave të mëparshme. Prindërit i ngarkojnë ata me angazhuar me sport, muzikë, kërcim etj.

  1. I jepni më shumë mundësi zgjedhjeje seç duhet

Sigurisht që fëmijët kanë nevojë të zhvillojnë aftësinë e pavarësisë dhe prindërit mund ti motivojnë duke i dhënë mundësi të bëjnë zgjedhjet e tyre, por një fëmijë i vogël duhet të jetë i limituar në mundësi zgjedhjesh më të vogla.

Pyetini: “Do një kumbull apo një dardhë?” dhe jo “Çfarë fruti do që të hash?”.

  1. I lavdëroni shumë

Po, ju duhet të jeni mbështetësit numër 1 për sa i përket fëmijëve tuaj, por kërkimet kanë treguar që duhet të lavëdroni përpjekjet e tyre më shumë sesa rezultatin që vjen nga përpjekjet.
Disa ekspertë mendojnë që shumë lavdërim mun të rezultojë që fëmijët të kërkojnë aprovim nga të tjerët gjithë kohës. Kjo gjë mund ti bëjë ata të jenë gjithë kohën nën presion kur performojnë.

  1. Ju flisni përpara atyre

Sapo fëmija juaj ta kalojë moshën e foshnjërisë, ju duhet të mundoheni që muhabetet që janë për të mëdhenj, ti shmangni para tyre. Fëmijët dëgjojnë dhe kuptojnë më shumë sesa ju mendoni dhe mund përfundojë që fëmija juaj të dëgjojë gjëra që nuk duhen dëgjuar.

  1. Prisni shumë nga fëmijët
LEXO EDHE:  Skandali i përdhunimit, Paloka sulmon Ramën: Heshtja jote tregon se je palë me krimin!

Fëmijët mësojnë në mënyra të ndryshme dhe nivele të ndryshme. Një 5 vjeçar ndoshta mund të mos e mësoj diçka aq shpejt sa një 5 vjeçar tjetër.

Ju nuk duhet që të prisni nga një fëmijë që është 5 vjeç të jetë i aftë të bëjë gjëra që një 6-7 vjeçar i bënë.

  1. I lejoni të rrinë shumë kohë në kontakt me teknologjinë

Sipas “American Academy of Pediatrics”, prindërit absolutisht duhet ti shmangin ekranet nga sytë e të vegjëlve dhe foshnjave. Më pas, kur të jenë 18 muajsh, media duhet të jetë e limituar dhe të ketë qellim edukues.

  1. I mbajmë shumë afër

Përjashtë është një botë e madhe por nuk ka nevojë të jetë një botë e frikshme për ta. Sigurisht kurrë nuk duhet ti hiqni sytë nga fëmijët tuaj për të mirën dhe sigurinë e tyre, por kur fëmijët rriten duhet të kenë sensin e lirisë të zhvilluar si individë më vete.

  1. I bërtisni

Nëse i bërtisni fëmijës tuaj për ta ndaluar së vrapuari kur kalon një rrugë të ngarkuar, nuk bëni mirë. E bërtitura asjëherë nuk të siguron vetëm në raste emergjence.

Duke përdorur një zë të lart dhe të frikshëm me fëmijën tuaj për ta disiplinuar, kjo gjë nuk ka efekt por mund ta bëjë fëmijën më shumë agresiv sipas kërkimeve të publikuara në “Child Development”.

  1. Mund të mos i mësoni vlerën e parasë

Ju duhet ti shmangni bisedat e familjes para fëmijës tuaj të tilla si të ardhurat në shtëpi, qeratë, faturat etj, sidomos nëse bisedat përmbajnë stres dhe shqetësim.

Gjithsesi fëmijët duhet ta dimë që në një moshëtë vogël që paraja vlen dhe paraja vjen nga puna. Ti mësosh fëmijët për vlerën e parasë do të thotë qe ata ta vlerësojnë atë.

  1. Zgjidhni problemet personale të tyre
LEXO EDHE:  Kujdes me përdorimin e letrave të lagura tek fëmijët, mund të jenë shkaktarët kryesorë të kësaj lloj alergjie

Sigurisht që është e vështirë për ju ti shihni fëmijët tuaj të shahen, te mos futen në grup ose të goditen nga fëmijët e tjerë. Edhe pse duhet ndonjëherë të ndërhysh midis fëmijëve për të rregulluar kominikimin midis tyre, gjëja më e mirë që mund të bëni është që fëmijët ta gjejnë vetë zgjidhjen për “problemin” që kanë.