Ballina Kryesore Ja pse shqiptarët vdesin më herët se europianët

Ja pse shqiptarët vdesin më herët se europianët

Shqiptaret jetojnë më pak se mesatarja e BE, por jetëgjatësia është rritur me ritme të shpejta dekadat e fundit duke iu afruar shumë popullsisë së Evropës së zhvilluar.

Sipas të dhënave të Eurostat me 2016 jetëgjatësia në Europë për gratë ishte mesatarisht 83.6 vjet, krahasuar me 78.2 vjet për meshkujt. Ndërsa sipas të dhënave kombëtare jetëgjatësia në Shqipëri ishte 80,1 vjeç për femrat dhe 77,0 vjeç për meshkujt.

Ndër 10 rajonet me nivelin me të lartë të jetëgjatësisë për gratë ne BE, gjashtë rajone ishin në Spanjë, tre në Francë dhe një në Itali. Në anën tjetër, nder 10 rajonet me nivelin më të lartë të jetëgjatësisë për burrat, një rajon ishte në Spanjë, shtatë rajone ishin në Itali dhe dy në Mbretërinë e Bashkuar.

Boshllëqet më të mëdha gjinore në jetëgjatësi për janë gjetur në shtetet baltike. Gratë në Lituani jetojnë 10 vite më shumë se burrat.

Edhe pse mundësia për të pasur një jetë të shëndetshme në Shqipëri si në vitet 1960, ku ndotja dhe mungesa e sigurisë ushqimore nuk kanë qenë në këtë masë se sa sot, shqiptarët janë bërë më jetë gjatë. Edhe pse disa sëmundje me natyre kancerogjene janë shtuar, për disa të tjera duket se, mjekësia ka përparuar duke e rritur jetëgjatësinë e shqiptarëve në një gjysmë shekulli me 15.8 vite.

Në vitin 1961, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve ishte 62.3 vite, teksa në vitin 2015 shihet se jetëgjatësia ka rritur në 78 vjeç. Vetëm në periudhën e tranzicionit jetëgjatësia është rritur me 6 vite.

Disa evidenca nga baza e të dhënave të OBSH-së (Healthfor All database) tregojnë se vdekshmëria nga kanceri i mushkërive në Shqipëri në vitet 1980 ishte shumë më e ulët se në shumicën e vendeve të tjera evropiane. Ndryshimi midis meshkujve dhe femrave në jetëgjatësinë e pritshme në vendet e Evropës Lindore ndikohet fuqimisht nga ndryshimet në faktorët e rrezikut, kryesisht duhanpirjes, abuzimit me alkoolin dhe aksidentet e trafikut rrugor./Monitor

LEXO EDHE:  FOTO/ Shkatërrohet banda shqiptare në Itali, kush janë 4 shqiptarët e akuzuar për 24 vjedhje