Ballina Kryesore Zbulohet emri që Erion Veliaj i vendosi djalit të tij

Zbulohet emri që Erion Veliaj i vendosi djalit të tij

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zbuluar emrin e djalit të tij. Kajan është “tornsi më i ri i kryeqytetit” sipas kryebashkiakut. Fëmija erdhi në jetë mëngjesin e së shtunës në maternitetin ‘Koço Gliozheni’.

Ai falenderoi stafin e mjekëve te kryesuar nga doktori Orion Glozheni për kujdesin që treguan, si dhe të gjithë ata që e kanë uruar për lindjen e Kajanit.

“Ne u bekuam këtë fundjavë me birin tonë Kajan – tironsin më të ri në qytet! Mirënjohje nga zemra krye-Doktorit të Tiranës Orion Glozheni, dhe Gencit, Dritës e Valit nga ekipi i tij i mrekullueshëm tek Materniteti i ri. Shumë dashuri e mirënjohje për gjithë urimet tuaja!”, shkruan Veliaj.