Ballina Kryesore “Jam pis, jam pleh”, kandidati për deputet i PD-së sulmon ashpër Salianjin:...

“Jam pis, jam pleh”, kandidati për deputet i PD-së sulmon ashpër Salianjin: Mos e merrni seriozisht, është i sëmurë

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Andi Përmeti, ka sulmuar ashpër deputetin demokrat, Ervin Salianji.

Përmes një statusi në profilin e tij në “Facebook”, Përmeti e cilëson deputetin Salianji si një të sëmurë që nuk duhet marrë seriozisht.

Kujtojmë që pak ditë më parë deputeti demokrat Salianji u përfshi në një video-skandal të publikuar nga “cna.al”, ku bisedonte me shtetasen G.D., duke përdorur fjalor erotik dhe banal.

Vetë deputeti nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me videon që bëri mjaft bujë në rrjetet sociale.

Statusi i plotë
Mos e merrni seriozisht, eshte i semure.
Cdo psikiater pa asnje medyshje do ta diagnostikonte si nje person me seksopatologji te theksuar “Sadomazokiste”
Ne disa raste shfaqet fort pjesa e tij Sadiste kur shperthen si i forte neper studio televizive dhe ben sikur i kontrollon te gjitha dhe te gjithe, ndersa ne disa raste te tjera akoma me fort shfaqet pjesa e tij Mazokiste, ku i pelqen ta rrahin e kamzhik ndersa i bertet vetes me te madhe: “Jam Pis, Jam Pleh”
Thjesht mos e merrni seriozisht ose maksimalisht seriozisht sac e moren votuesit e fshatit te tij ne zgjedhjet e 2017.

P.S. Respekt maksimal per secilin nga ata 50 drejtues dhe ish drejtues demokrate te Korces te cilet paten guximin te refuzojne fort shitjen e opozites te Rama. Respekt per cdo qytetar qe guxon te flase hapur kunder Rames dhe ortakut te tij te opozites.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook