Ballina Kryesore A i janë mirënjohës Nanos personat që i “veshi” me pushtet? Ja...

A i janë mirënjohës Nanos personat që i “veshi” me pushtet? Ja si përgjigjet ish-lideri historik i PS-së

Ish-lideri historik i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, ka dalë në publik pas një kohe të gjatë mungese në ekranet televizive.

Edhe pse ka preferuar që daljet e tij të jenë sa më të rralla, pas tërheqjes nga politika ai mbetet një personazh mjaft interesant për shqiptarët.

Nano ka dhënë një intervistë të shkurtër me rastin e 20 vjetorit të emisionit “Opinion”, ku ka ironizuar të gjithë personat që i ka ndihmuar për të hyrë në politikë.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, se si janë sjellë ata ata njerëz, të cilët ai dikur i veshi me pushtet, tani që Nano nuk është më pjesë e politikës aktive në vend.

Përgjigja e tij ka qenë ironizuese, duke u shprehur se personat mirënjohës janë një specie e rrallë.

Më poshtë pjesa e intervistës:

Fevziu: Ç’mendoni për politikën aktuale?

Nano: Sot jemi larg parametrave dhe përjetimit jetik të ngjarjeve dhe politikës.

Fevziu: Çfarë keni fituar e humbur nga politika?

Nano: Kam fituar në formim, kam fituar në rreth shoqëror, në marrëdhëniet reciproke, nga vlerësimi i madh i njerëzve. Dhe sigurisht që kam humbur nga disa nga të bukurat e të jetës.

Fevziu:  Keni marrë njerëz që ju keni dhënë pushtetin. Në momentin që nuk e ke më fuqinë, njerëzit të braktisin? Si ndodh?

Nano: Jam në gjëndje të dalloj. Shfaqja e parë është mungesa e mirënjohjes. Ndjeshëm. Ndjehet në mënyrë të tillë që duhet ta kesh përgatitje për ta duruar…dhe së dyti llogarit edhe tymnaja shqiptare dhe gjykimin e tyre mbi figurën time dhe njerëzit kthehen.

Fevziu: Po njerëz mirënjohës ka?

Nano: Ka por janë specie e rrallë

 

LEXO EDHE:  Agron Llakaj e quajti banal "Shihemi në Gjyq", reagon për herë të parë Eni Çobani