Ballina Kryesore “Je i pafe dhe mish i huaj në Shqipëri”, Vasili i përgjigjet...

“Je i pafe dhe mish i huaj në Shqipëri”, Vasili i përgjigjet deklaratave të Ramës për protestën e tregtarëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së i është përgjigjur reagimit të kryeministrit Rama lidhur me protestën e sotme të bizneseve të vogla, ku ky i fundit i cilësoi si të nxitura nga politikanët pa Atdhe.

Përmes një statusi në faqen e tij në “Facebook”, Vasili sulmon Ramën, duke u shprehur se ai e urren popullin e tij.

Ish-kreu i LSI-së e cilëson Ramën si kryeministër pa popull, pa atdhe, pa fe dhe mish të huaj në Shqipërinë e varfër, por fisnike.

Reagimi i Vasilit
Kryeministër shkollepak dhe i lig qe urren popullin e tij nuk e meriton Shqipërinë për Atdhe
Kryeministri, qe krahason popullin me organet e mashkullit eshte eshte nje jabanxhi i lig ne token dhe popullin qe nuk i perket.
Kryeministri pa popull, pa atdhe, pa fe dhe antifamilje eshte mish i huaj ne Shqiperine tone te varfer por fisnike, atdhedashese,
solidare mes vetes dhe shembull i familjes se forte.
Shkollepakesia dhe ligesia sebashku pjellin vetem idiotesi kryeministrore.

Reagimi i Ramës për protestën
Protesta e uljes së qepenave në tregjet bashkiake tallje e madhe me njerëzit nga politikanët pa atdhe!Sepse tregjet JANE JASHTE SKEMES së TVSH!Ne bëmë ZERO taksën e Biznesit të Vogël dhe futja në TVSH e të vegjëlve nuk rrit aspak barrën mbi ta po siguron kontrollin e të mëdhenjve

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook