Ballina Kryesore Jemi në prag të festave, ndaj na duhet të ëmbëltohemi

Jemi në prag të festave, ndaj na duhet të ëmbëltohemi

Erdhën festat! Më në fund do të ëmbëltohemi. Por na duhen dhe receta të reja. Edhe pse ato tradicionalet janë aq të dashura për ne, të bëjmë diçka më shumë dhe të surprizojmë të dashurit tanë, nuk është keq. 

Tortat e shtëpisë janë gjithnjë të mira dhe të freskëta,por duan shumë punë, ndaj ne ju sjellim një recete të lehtë dhe të shpejtë e plot shije. Ju mjaft ta shijoni….

Tortë me kafe dhe çokollatë 

Përbërësit :

  4 vezë
  1 gotë sheqer
  1 gotë qumësht
  1 gotë vaj vegjetal
  1 vanilje
  3 lugë kakao
  2,5 gota miell
  1 Pluhur pjekje
 
PËR TA LAGUR
  1,5 gota qumësht
  1 lugë nescafe
 
NË BRENDËSI
  1 shllag krem
  1 gotë qumësht
  2 lugë nutella
  1 lugë kakao

 

Përgatitja : 

1- Qumështin dhe kremin shllak e hedhim në një enë dhe e përziejme rreth 3-4 min.

2-Shtojmë nutelën dhe kakaon dhe vazhdojmë përzierjen.

3- Vezët dhe sheqerin e derdhim në një enë tjetër dhe e përziejmë rreth 8-10 minuta pastaj me rend ia shtojmë të gjithë përbërësit.

4- Përbërjen e derdhim tek ena e pjekjes dhe e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për rreth 30-40 minuta.

5- Neskafen e derdhim në një enë dhe e përziejmë me qumësht, pas pjekjës tortën e lagim me këtë përzierje.

6- Pasi ti kalojë ngrohtësia tortës, i derdhim përzierjen e krem shllagut në tërë sipërfaqën.

Ju bëftë mirë !