Ballina Kryesore “Ju tregoj të vërtetën e radarëve. Kush e dha urdhrin për të...

“Ju tregoj të vërtetën e radarëve. Kush e dha urdhrin për të kaluar skafet me drogë?”, Berisha flet me emra

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzon kreun e qeverisë Edi Rama dhe kreun e Policisë së Shtetit Haki Çako se kanë dhënë urdhër për lejimin e kalimit të skafeve me drogë.

Përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Berisha ka bërë publik mesazhin e një qytetari, të cilin e quan “ushtaraku dixhital” ku shkruhet se policët kanë urdhër të lënë skafet me drogë që të kalojnë dhe vetëm kur të kapen nga Italia, të sjellin informacion.

Statusi i Berishës

E verteta e radareve!
Urdheri i Norieges: “lerini skafet te kalojne!”
Ushtaraku dixhital pergenjeshtron Noriegen dhe Haki Drogen:
Policet, ne radaret e QNOD i shohin live gjurmet e skafeve por urdheri nga siper fare eshte i prere: te mbyllin gojen dhe syte, skafet te kalojne!
Prej vitesh sabotohet nga qeveria, e cila, pasi prishi kontraten, vendosja e kamerave me infrarouge, qe bejne te mundur kapjen jo vetem te gjurmeve por te skafeve live me gjithe kerkesat e perseritura per vendosjen e tyre qeveria nuk jep fondet per to sepse qeveria drejton vet trafikun. sb

“Pershendetje Doktorr.po ju shkruaj kete mesazh per te sqaruar opinioni lidhur me te verteten e gjurmeve te Cakos
E vertete, Cakua kerkon vetem gjurmet , me urgjence nga serveri vetem kur skafet kapen nga Italia.Te mjeret police te kufirit kane urdher te prere te mos hapin goje kur keto gjurme jane LIVE ne QNOD e shohin njeri tjetrin ne sy e thone se nuk u duket interesante gjurma per te mos thene mbyllin syte gjer ne zhdukjen e saja
Per te bere lojen e gjurmes Cakua se bashku me Ramen kane bllokuar me qeverine kerkesen qe ushtaraket kane bere prej kohesh per paisjen e qendres me kamera infratekuqe dhe radar me te rinj.Ky system dhe keta radare tashme 10 vjecaret jane ngritur per anije e varka me skaf metalik e jo per gomonet e mireinformuara te Cakos te cilat gjithesesi ngecin me gjurmet e tyre ne rrjeten e radareve.
Ndoshta me kamera policet e Cakos sdo kerkojne me gjurmet pas disa ditesh por me siguri do na dale ndonje ftyre “me uniforme” duke ngarkuar e shkarkuar e sdo ikin dot ne drejtim te paditur.”