Ballina Kryesore Juventus e nis me fitore, përmbysje spektakolare në minutat e fundit të...

Juventus e nis me fitore, përmbysje spektakolare në minutat e fundit të ndeshjes

Kampionët në fuqi të Italisë, Juventus e kanë nisur me fitore ndeshjen e parë të Serie A.

Bardhezinjtë kanë mposhtur në transfertë Chievon me rezultatin 2-3.

Khedirra kaloi në avantazh kampionët e Italisë që në minutën e 3 të ndeshjes, por Chievo arriti ta përmbys rezultatin duke shënuar një gol në minutën e 38 me anë Stepinski, dhe më pas Giaccherini me 11-metërsh.

Juventus krijoi shumë mundësi shënimi, por herë portieri e herë mbrotja nuk lejuan që topi të barazohej rezultati deri në minutën e 75, kur Bani shënoi një autogol, duke barazpeshuar shifrat.

Më pas juventinët shënuan një gol në minutën e 87, por që u anullua pas ndërhyrjes së teknologjisë VAR, për shkak të një faulli në sulm, të shkaktuar nga Ronaldo.

Goli i fitores u shënua në minutën e 93 nga Bernadeschi.

Kjo ishte ndeshja e parë e ish-yllit të Real Madrid, Cristiano Ronaldo me Juventus, por portugezi nuk arriti dot ta gjejë rrjetën këtë sfidë.