Ballina Aktualitet “Ka më shumë rëndësi Babalja se demagogjia”, Rama i përgjigjet komentuesit: Do...

“Ka më shumë rëndësi Babalja se demagogjia”, Rama i përgjigjet komentuesit: Do t’i dalë tymi shpejt kësaj historie

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se çështjes së audio-përgjimit dhe akuzave të PD-së për vëllain e ministrit të Brendshëm do t’i dalë tymi shumë shpejt.

Një gjë të tillë Rama e ka thënë gjatë një replike me një prej komentuesve të tij në “Facebook”.

Teksa qytetari i shkruan se ka më shumë rëndësi Babalja që thotë ca të vërteta se demagogjia, Rama i përgjigjet duke thënë se gjithkush është i lirë të shohë çfarë të dojë por pas këtij paralajmërimi të tij askush nuk mund të thotë që nuk ishte njoftuar për të vërtetën.

Komentuesi: …ka më shumë rëndësi Babalja që thotë ca të vërteta dhe pse pi raki, se sa të dëgjojmë demagogji.

Edi Rama: Jemi vend i lirë dhe gjithkush është i lirë të shohë çfarë të dojë, ndërsa e vërteta pastaj është ca më e komplikuar për shumë njerëz, pikërisht sepse është shumë e thjeshtë! Pa merak se do t’i dalë tymi shpejt kësaj historie besoj dhe s’më thotë dot askush si ti pastaj që s’ua thashë si qëndron e vërteta… Sa për demagogjinë, nuk jam i sigurt që ia di kuptimin kësaj fjale, po unë nuk bëj demagogji, them ato që mendoj e bëj ato që them, me mundime sa të duash e ndonjëherë ka gjëra që vonojnë, po do ti s’do ti, në punën time ka ndershmëri e përkushtim pa rezervë! Shikim të mbarë dhe mos pi ti raki të paktën se edhe kështu pa raki esëll nuk je🙃

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook