Ballina Kryesore “Më kanë ngacmuar seksualisht në moshën 12-vjeçare”, aktorja shqiptare me famë botërore...

“Më kanë ngacmuar seksualisht në moshën 12-vjeçare”, aktorja shqiptare me famë botërore rrëfen momentin shokues

Aktorja me origjinë shqiptare, Eliza Dushku ka bërë një rrëfim tronditës mbi të shkuarën e saj.

Ajo zbulon se në moshën 12-vjeçare është ngacmuar nga një prej koordinatorëve dhe dublantëve më të njohur të Hollywood, Joel Kramer.

Përmes një postimi të gjatë në “Facebook”, Dushku tregon se ngacmimi seksual ndaj saj ka ndodhur 25 vite më parë, gjatë xhirimit të filmit “True Lies”.

“Ia tregova prindërve dhe vëllait. Askush nuk dinte si të përballej me këtë subjekt tabu në atë kohë. As unë. Jam mirënjohëse ndaj femrave që janë rrëfyer përpara meje këto muajt e fundit. Ato më dhanë forcën edhe mua për t’u rrëfyer”, shkruan aktorja me origjinë shqiptare, para se të tregojë me detaje ngacmimin nga Kramer.

“E mbaj mend si më mori në dhomën e tij të hotelit në Majemi, duke i thënë prindërve se do më merrte për të notuar te pishina e stafit të filmit. Pasi hëngrëm sushi, nisi të ulte dritat, uli temperaturën e dhomës, vuri një film dhe u “zhduk” në tualet. Prej andej doli krejtësisht i zhveshur. Mbaj mend si u shtri mbi mua, si nisi të fërkohej dhe fjalët që më tha: “Mos bëj sikur po fle”. Kur “mbaroi”, më tha që nuk duhet t’i thonim njeriu për këtë. Unë isha 12, ai 36”, lexohet në rrëfimin shokues të Eliza Dushkut.

Aktorja tregon se mori guzimin për këtë foto pasi pa një foto të Joel Kramer duke përqafuar një vajzë të re dhe pasi mësoi se ai vazhdon të punojë në Hollywood.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  FOTO/ Edukatorja që u dhunua nga drejtoresha rrëfen makthin: Më tërhoqi zvarrë nëpër shkallë e më bëri tërë gjak, fëmijët u tmerruan