Ballina Kronike Kapen dy shqiptarët në flagrancë me 114 mijë euro të padeklaruara. Donin...

Kapen dy shqiptarët në flagrancë me 114 mijë euro të padeklaruara. Donin ti transportonin jashtë kufirit Italian

Janë kapur në flagrencë një shtetas shqiptar dhe një shtetas kosovar, teksa kërkonin të iknin nga Bari, Itali për të kaluar kufirin në mënyre të paligjshme. Shqiptarët kërkonin të transportonin jashtë kufirit 114 mijë euro të padeklaruara.

Policia ka kryer arrestimin dhe sasia e parave është gjetur në bagazhin e makinës që dy shtetasit dispononin. 

Sasi e eurove është sekuestruar dhe po punohet për të zbuluar më tej prejardhja dhe burimi i shumës që dy shtetasit kishin me vete. Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i tyre.