Ballina Aktualitet Kapen dy “skifterët” shqiptarë në Greqi, ja stili i veçantë që përdornin...

Kapen dy “skifterët” shqiptarë në Greqi, ja stili i veçantë që përdornin për grabitjet

Foto ilustruese

Dy shqiptarë, përkatësisht 28 dhe 36-vjeç, janë arrestuar nga policia greke, pasi akuzohen për vjedhje të shumë banesave në Atikën verilindore.

Sipas policisë helene, autorët, , së bashku me bashkëpunëtorë ende të paidentifikuar, i binin ziles për të kuptuar nëse kishte njerëz në banesat që grabisnin, kryesisht gjatë natës.

Nëse konstatonin që nuk kishte njerëz, ata thyenin hyrjet qëndrore të banesave, e më pas ngjiteshin dhe pushtonin apartamentet nga ballkoni.

Të njëjtat burime njoftojnë se, dy shqiptarët, identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur, vidhnin gjithçka të vlefshme nga stolitë deri tek materialet elektronike.

Autorëve të grabitjeve u janë sekuestruar nën cilësinë e provës materiale, një unazë, dy zinxhirë, dy telefona, një automjet që përdorej për transport.

Materialet proceduriale janë dërguar në Prokurorinë e Qarkut, ndërsa dy shqiptarët ndodhen në qelitë e paraburgimit, ku më pas do të vendoset fati i tyre.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook