Ballina Kryesore Kapen me 76 kg kanabis, arrestohen 4 shqiptarë në Igumenicë

Kapen me 76 kg kanabis, arrestohen 4 shqiptarë në Igumenicë

Policia shqiptare dhe ajo greke kanë finalizuar në orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin e koduar “Rrjeta”.

Në afërsi të Igumenicës në vendin e quajtur ‘Ambelia’ janë kapur dhe ndaluar 4 shtetas shqiptarë me 4 çanta, ku nga kontrolli rezultoi se kishin rreth 76 kg lëndë narkotike kanabis.

Operacioni ka nisur më parë nga Policia Kufitare e Livadhjasë Sarandë dhe Policia e Sarandës ku kanë marrë informacion se në drejtim të fshatit Janjar, disa persona po transportojnë lëndë narkotike në drejtim të shtetit grek.

Rreth orës 02.30 të kapeshin në afërsi të Igumenicës antidroga arrestoi: K. L, 41 vjeç, lindur në Berat.; A.K, 30 vjeç, banues Piqeras Sarandë; D. B, 22 vjeç, lindur në Lezhë, banues në Sarandë; A.Z, 20 vjeç, lindur në Berat.

Nga të dyja Policitë vijon hetimi dhe shkëmbimi i informacioneve për të zbardhur dhe dokumentuar këtë rast si dhe identifikuar e arrestuar personat e tjerë të implikuar.