Ballina Aktualitet Kapen me armë dhe drogë, si u zbuluan dy shqiptarët në Itali...

Kapen me armë dhe drogë, si u zbuluan dy shqiptarët në Itali (Foto)

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë të cilët akuzohen si pjesë e një rrjeti kriminal.

Dy shqiptarët me inicialet S.A., 33-vjec dhe T.E., 34 vjeç u arrestuan pranë shtëpisë ne Via Giuseppina, pasi bënin lëvizje të dyshimta.

Gjatë kontrollit në banesë, policia gjeti armë dhe drogë, ndërsa kishte kohë që i gjurmonte dhe përgjonte dy shqiptarët.

Ata kane befasuar policinë me justifikimin për armët. Njëri nga shqiptarët tha se e mbante per t’u vetëmbrojtur, ndërkohë qe tjetri, tha se as e kishte idenë që në banesë kishte armë funksionale.

Ata ishin pjesë e krimit të organizuar të shqiptarëve të zonës dhe frekuentonin mjedise të veçanta të përfshira në prostitucion.