Ballina Kryesore Kapen qindra kg drogë në Itali, Vasili ironizon ministrin e Brendshëm: Demiri...

Kapen qindra kg drogë në Itali, Vasili ironizon ministrin e Brendshëm: Demiri tha që nuk ka drogë më, po kjo nga doli?

Ish-kreu i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar mbi rastin e kapjes së qindra kilogramëve drogë që po transportoheshin nga Shqipëria në Itali.

Me anë të një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Vasili ka ironizuar ministrin e Brendshëm teknik, Dritan Demiraj lidhur me inspektimet nga ajri për kanabisin.

Vasili gjithashtu akuzoi dhe policinë se nuk bën asgjë për ta ndalur drogën, edhe pse është në dijeni të qarkullimit të saj.

Statusi i plotë
“Kapen ne Itali përsëri qindra kilogramë drogë, që vjen nga Shqipëria.
Ministri i Brendshëm e pa nga ajri Shqipërinë dhe tha që nuk ka më drogë.

Po kjo drogë, nga na desantoi në Itali?

Ustallarët i paskan mbushur magazinat me drogë deri për në fund të shekullit. Policia nuk e sheh e nuk e kap dot drogën, kriminelët dhe trafikantët; s’kanë faj, janë një, janë bashkë, siç ishin edhe më 25 qershor.”