Ballina Aktualitet Kapet 32 vjeçari, pasi goditi babë e bijë me thikë në Berat

Kapet 32 vjeçari, pasi goditi babë e bijë me thikë në Berat

Fatjon Toska është 32 vjeçari i cili plagosi babë e bijë në Berat për motive të dobëta. Vajza 23 vjeç dhe i ati 53 vjeç  morën ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Berat dhe fatmirësisht nuk kanë probleme për jetën.

32 vjeçari u arrestua nga policia dhe është shoqëruar menjëherë për në rajon. Materialet  u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale, “Plagosja e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.