Ballina Aktualitet Kapet banda kriminale e basteve dhe plataformave online. Në mesin e tyre...

Kapet banda kriminale e basteve dhe plataformave online. Në mesin e tyre edhe Shqiptarë

Antimafia italiane ka ekzekutuar 68 urdhër arrestime, mbi 80 kontrolle dhe ka sekuestruar të mira materiale në vlerën e 1 miliardë eurove në 11 shtete të ndryshme ku mafia italiane e tregut të basteve online ishte shtrirë. 

68 persona janë arrestuar deri më tani brënda dhe jashtë Italisë dhe pjesa tjetër është në kërkim.  Vlera e basteve kapërcen 4.5 miliardë euro të luajtura në disa plataforma online që menaxhohej pikërisht nga kjo organizatë mafioze. 

Në mesin e tyre ka pasur dhe Shqiptarë që kanë marrë pjesë në aktin kriminal, por identiteti i tyre nuk bëhet ende i ditur nga Drejtoria Kombëtare Anti-Mafia dhe Anti Terrori në Itali.