Ballina Kryesore Kapet në flagrancë teksa i ofron rryshfet punonjëses së policisë, në pranga...

Kapet në flagrancë teksa i ofron rryshfet punonjëses së policisë, në pranga 56-vjeçari në Tiranë.

Një 56-vjeçar drejtues i një automjeti të tonazhit të rëndë me targa: AA190TA, ka rënë në prangat e policisë Tiranë , pasi u kap në flagrancë teksa i ofronte rryshfet (10 mijë lekë të vjetra) punonjëses së policisë.     

Ndërkohë që në njoftimin e policisë thuhet se:  

Policia Rrugore e Tiranës gjatë përmbushjes së detyrimeve ligjore për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe verifikimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor që janë burim i shtuar për ngjarjet rrugore, ka konstatuar rastin e dytë të mitëmarrjes në tre ditët e fundit dhe të 22-të për këtë vit.

Më datë 04.12.2018 në rrugën “Sadik Petrela” është ndaluar automjeti me targë AA190TA, për shkelje të rregullave të qarkullimit. Gjatë kontrollit policor drejtuesi i mjetit me iniciale Sh.Sh., 56 vjeç, me qëllim shmangien e penalizimit për shkeljen e konstatuar i ka ofruar një shumë monetare agjentit verifikues dhe është arrestuar në kushtet e flagrancës për veprën penale të “Korrupsionit aktiv ndaj funksionarëve që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.