Ballina Kryesore Kastriot Myftaraj zbulon prapaskenat: Ja çfarë fshihet pas portit maqedonas në Durrës

Kastriot Myftaraj zbulon prapaskenat: Ja çfarë fshihet pas portit maqedonas në Durrës

Deklarata e kryeministrit të Maqedonisë, Zoran Zaev se do të ketë një zonë në Portin e Durrësi ka qenë në analizën e Kastriot Myftarajt në emisionin e tij “Ju flet Moska” në Ora News.

Sipas Myftarajt, ka hije dyshime në lidhje me këtë marrëveshje mes Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Ai thotë se kjo mund të jetë marrëveshja më e keqe që mund të bëjë qeveria shqiptare.

Myftaraj thotë se fakti që kjo marrëveshje u bë e ditur vetëm nga Zoran Zaev, tregon se pala shqiptare diçka është duke fshehur.

Nga Kastripot Myftaraj
Kanë kaluar disa javë që kur kryeministri maqedonas Zoran Zaev, i bëri të ditur opinionit publik të vet se qeveritë e Maqedonisë dhe Shqipërisë kanë arritur një marrëveshje së paku në parim që Maqedonia të ketë një zonë të saj në Portin e Durrësit, ku sic tha Zaev do të valvitet flamuri maqedonas.

Ky është një lajm që të jep arsye të dyshosh për prapaskena nga vetë mënyra si bëhet i ditur. Do ishte ndryshe nëse do bëhej e ditur në një takim të përbashkët mes dy kryeministrave. Por bëhet i ditur në mënyrë të njëanshme nga kryeministri Zaev, çka tregon se është pala shqiptare që ka dicka për të fshehur. Ajo që është për tu fshehur është në dëm të interesave shqiptare, jo që do ketë kosto për palën maqedonase.

Shqetësimi im është se në raste të tilla ka marrëveshje të dëmshme në disa elementë që të kujtojnë marrëveshjet e kohës koloniale.

Heshtja e qeverisë shqiptare për këtë çështje të bën të dyshosh se me porosi të dikujt nga jashtë, dihet që Zaev është një politikan i parapëlqyer i Sorosit, ashtu si dhe Rama, i thuhet qeverisë shqiptare ti bëjë lehtësira qeverisë maqedonase që shkojnë deri në marrëveshje koloniale.

LEXO EDHE:  Përse ilirët mbanin gjarpër shtëpie, ja çfarë thotë legjenda

Fillimi është shumë dyeshues. Marrëveshje të këtilla në botë njihet ajo famëkeqja që Kina ia dha Hong Kongun për 99 vjet Britanisë për ta shfrytëzuar. Ose marrëveshja për kanalin e Panamasë për 99 vjet.

Kam frikë se maqedonasit do ta zgjasin më shumë kohën e marrëveshjes dhe do të synojnë një marrëveshje 99-vjeçare.

Kam përshtypjen që qeveria do të bëjë marrëveshjen më të keqe të mundshme, do ti japë Maqedonisë një zonë portuale dhe kur thuhet në Durrës, unë dyshoj se do jenë dy, një në Durrës një në Porto Romano.