Ballina Aktualitet Kastriot Myftaraj zbulon skenarin helen: Ç’do të ndodhë me Shqipërinë nëse Turqia...

Kastriot Myftaraj zbulon skenarin helen: Ç’do të ndodhë me Shqipërinë nëse Turqia i merr ishujt Greqisë

Në emisionin e tij “Ju flet Moska”, gazetari Kastriot Myftaraj analizoi deklaratat e forta të presidentit grek që dha një javë më parë në Janinë, duke hipur mbi një tank ushtarak.

Sipas Myftarajt, nëse Turqia do t’i marrë Greqisë ishujt Kardak, këta të fundit të pushtojnë Shqipërinë.

“Një ngjarje shumë interesante ka ndodhur javën e kaluar. Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos, në një veprim krejt të veçantë për një burrë shteti, kryetar shteti, në një ceremoni të mbajtur në Janinë hipën në një tank ushtarak aktiv në mes të qytetit me një oficer të ushtrisë greke dhe këtë e bën për të dhënë një lloj mesazhi militarist, kërcënues ndaj armiqve që rrezikojnë Greqinë.

Është normale që shtetet e kanë ushtrinë për tu mbrojtur nga rreziqet dhe në momente të caktuara të rreziqeve të mëdha del vetë kryetari i shtetit dhe jep mesazhe të tilla. E veçanta është vendi ku u zgjodh për tu dhënë mesazhi, Janina. Mediat shqiptare dhe ato të huaja e dhanë lajmin me interes, me kureshtje por e lidhën atë me shkallëzimin e tensionit ushtarak mes Greqisë dhe Turqisë në detin Egje.Kohët e fundit ka pasur një tension të shtuar ushtarak me skërmitje midis avionëve ushtarak dhe anijeve të dy palëve dhe kjo u bë shkak që Presidenti grek ta gjejë të arsyeshme ti japë Turqisë por dhe Europës një mesazh të tillë.

Kur them Europës, del diçka interesante dhe në fjalët e Presidentit i cili në majë të tankut ka thënë: Ne grekët, një popull i paqes dhe demokracisë dimë si të mbrohemi kundër çdokujt kur është e nevojshme, si të mbrojmë kufijtë tanë, integritetin territorial dhe sovranitetin kombëtar që tani përfshin territorin dhe sovranitetin europian.Greqia është vend anëtar i BE. Interesant është fakti se nuk ka përmendur NATO-n dhe pse është anëtare.

Më tej ka thënë: Greqia është një forcë e qetë që respekton fqinjët e saj por nuk trembet nga armiqtë e saj dhe Forcat e saj të Armatosura janë në gjendje ta provojnë këtë në çdo kohë.

Për momentin nuk mund të thuash se Shqipëria përbën kërcënim ushtarak për Greqinë. Raporti i Forcave Ushtarake është absolutisht në favor të Greqisë, Shqipëria praktikisht nuk ka ushtri, nuk ka forcë goditëse ushtarake, as mbrojtëse. Greqia është një vend shumë  i armatosur, me forcë të madhe goditëse dhe mbrojtje ushtarake, me armatim modern të gjitha llojeve.

Greqia kërcënohet nga Turqia në momentet që flasim, kanë ardhur deklarata kërcënuese nga Turqia dhe që janë kundërpërgjigje e ambicies së Greqisë për të shtyrë kufirin detar, të përhershme këto që herë pas herë shpërthejnë deri në krizë. Për të shtyrë kufirin detar në atë mënyrë që zbret deri në vijën bregdetare të Turqisë kontinentale, e kam fjalën për ishujt Egje, ishuj grekë shumë afër Turqisë. Turqia ka bërë kërcënime të sakta dhe veprime ushtarake”, deklaroi Myftaraj në emisionin e tij.

LEXO EDHE:  Ekzekutohet 22-vjeçari shqiptar në Itali, dyshimet e policisë

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook