Ballina Kryesore “Ke hyrë duke u lëpirë”, Balliu kapet keq me deputetin socialist, Shalsi...

“Ke hyrë duke u lëpirë”, Balliu kapet keq me deputetin socialist, Shalsi nuk ia përton: Tek gazeta e babit…

Nuk i kanë munguar replikat pikante seancës së sotme parlamentare.

 tillë ka qenë dhe momenti shkëmbimi i batutave mes deputetit të ri demokrat, Klevis Balliu, dhe deputetit socialist, Eduart Shalsi.

Balliu,gjatë fjalës së tij ka thënë se vota kundër SHBA-ve, e Shqipërisë në OKB, është tregues se mazhoranca ka “segmente antiamerikane dhe antishqiptare”.

 “E gjithe kjo eshte nje trishtim i madh politik. Amerika e ka te qarte që kjo vote nuk vjen nga shqiptaret, sepse kjo qeveri nuk eshte vullneti i votes se shqiptareve”, tha Balliu.

Kaq ka mjaftuar, që socialisti Shalsi, të replikojë nga vendi duke thënë: “Te gazeta e babit tend e ke lexuar c’eshte shkruar per ambasadoret”

Ndërhyn Balliu duke thënë: Po mos u fut te familja tani…

“Ke hyre duke u lepire duke u lepire do dalesh. Nuk ke si të më thuash mua paskam frike nga reforma ne Drejtësi. Nese ka njeri midis meje dhe teje, eshte e qarte kush ka frike nga reforma”, tha Balliu, “Serbia Nuk eshte aleance strategjike, ne si aleancë njohim SHBA”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook

LEXO EDHE:  "Nga ç’pyll ke dalë? Nga pylli satëme", replikat e forta mes Ramës dhe Nokës në Kuvend