Ballina Kryesore Këngëtari i “Despacito-s” koncert në sheshin “Skënderbej”, ja dita kur ritmet latine...

Këngëtari i “Despacito-s” koncert në sheshin “Skënderbej”, ja dita kur ritmet latine do të “pushtojnë” kryeqytetin

Këngëtari legjendar i muzikës reggaeton, Daddy Yankee, i njohur për hitet e tij të famshme botërore, si “Despacito”, “Gasolina”, “Limbo” do të mbajë për herë të parë një koncert në Tiranë.

Artisti me famë botërore do të performojë në sheshin “Skënderbej” në mbrëmjen e 27 korrikut.

Pas shitjes së më shumë se 10 milionë disqeve dhe tashmë me një trofe Grammy, Daddy Yankee dhe ritmet latine do të pushtojnë kryeqytetin shqiptar, duke filluar nga ora 19:00 e deri në mesnatë.

Kjo verë do të jetë shumë e nxehtë për sheshin “Skënderbej”. Pas Ermal Metës dhe Rita Orës, të cilët performuan në fillim të qershorit, pritet edhe ardhja e Eleni Foureira.

Këngëtarja e cila përfaqësoi Qipron në Eurovizionin e këtij viti, ku doli e dyta, do të ndezë Tiranën në mbrëmjen e 25 korrikut.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook