Ballina Kryesore Kërkohen punonjës për kivin: 17 dollarë ora! Ja çfarë duhet të dini

Kërkohen punonjës për kivin: 17 dollarë ora! Ja çfarë duhet të dini

Në Zelandën e Re ka mungesë punëtorësh në sektorin e agrikulturës, duke bërë që shumë fruta të mos mblidhen.

Fruti më i kultivuar në këtë vend është kivi, ku çdo vit lihen me tonë që të kalbet poshtë pemës.

Kryeministri Jacinda Ardern, deklaron se është e nevojshme që të lejohen më shumë punëtorë të juaj që të punojnë në industrinë e kivit, përfshirë edhe turistët.

Në Bay of Plenty, rajoni më i pasur me kivi, fruti i pjekur bie poshtë pemës, për shkak se nuk ka punëtorë që ta mbledhin.

Puna sezonale në këtë zonë paguhet me 17 dollarë në orë. Por neozelandezët, njësoj si në shumë vende të tjera, e kanë harruar agrikulturën.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook