Ballina Kryesore Këshilla e Patozit për “çunat dhe gocat e PD-së”: Merreni me qetësi...

Këshilla e Patozit për “çunat dhe gocat e PD-së”: Merreni me qetësi kur kritikoni Ramës se…

Nëpërmjet një statusi në faqen e tij në “Facebook”, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, i cili u la jashtë listave të kësaj force politike në zgjedhjet e 25 Qershorit nga Lulzim Basha, ka një këshillë për të gjithë “çunat dhe gocat e PD-së”, siç i quan ai.

Patozi apelon të gjithë demokratët që ta marrin me të qetë kur i kërkojnë kryeministrit RAma të kthejë mbrapsht marrëveshjen me Ilirin në lidhje me rerformën territoriale.

“Jo se ajo ishte e mirë, por kam frikë se do të nxehet Monika dhe do të thotë që ishte më e keqe ajo e Lulit me Edin me 18 maj, kundër LSI-së”, shkruan më tej Patozi.

Statusi i plotë

MERRENI ME TË QETË…

Merreni me të qetë, çuna dhe goca të PD-së, kur i thoni Edit të kthejë mbrapsht marrëveshjen me Ilirin për reformën territoriale, sepse ishte kundër Lulit!
Jo se ajo ishte e mirë, por kam frikë se do të nxehet Monika dhe do të thotë që ishte më e keqe ajo e Lulit me Edin me 18 maj, kundër LSI-së.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook